Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kultivuesit e mollëve mirënjohje për ministrin Krasniqi - Bujqesia.eu

Kultivuesit e mollëve mirënjohje për ministrin Krasniqi

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtorin e Kooperativës Bujqësore ‘Agrokovraga’, Nazmi Blakajn, si dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Pemëtarëve ‘Pema’, Safet Blakaj të cilët me këtë rast i dorëzuan ministrit Krasniqi një mirënjohje për mbështetjen e dhënë për sektorin e pemëve drufrutore.

Ministri Krasniqi duke u shprehur i nderuar me këtë mirënjohje tha se mbështetja për pemët është prioritet, pasi bashkë edhe me perimet, konsiderohet si një prej sektorëve strategjik në vend. Duhet theksuar se përveç përkrahjes me grante, për pemët ministria nga viti i kaluar ka filluar aplikojë mbështetjen edhe përmes subvencioneve nga 400 euro për hektar. Ministri shtoi se buxheti por edhe format e tjera të përkrahjes për pemët në përgjithësi do të rritet, duke synuar që të shtohet sa më shumë prodhimi qoftë për konsum por edhe për përpunim.

Nga ana e tyre, drejtuesit e shoqatës dhe kooperativës theksuan se mbështetja nga ministria ka qenë një prej faktorëve kryesorë që sektori i pemëve në Kosovë është zhvilluar. Ata u shprehen mjaftë të kënaqur edhe më tregun e mollës dhe pemëve të tjera drufrutore.