Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kur bletët janë në rrezik - Bujqesia.eu

Kur bletët janë në rrezik

0

Bletat1

Vetëm katër vjet mund të jetojë njerëzimi në rast se zhduken bletët. A e dini që një koshere e vetme pjalmon 21 milionë lule në ditë ose 700 lule për bletë.
Në Evropë, 80% e bimëve të kultivuara varen direkt nga pjalmimi. Por sot bletët janë në rrezik…kosheret po zhduken njëra pas tjetrës.
Shumë faktorë ndikojnë në zhdukjen e bletëve, ndër të cilat brezat e rinj të pesticideve dhe mbështjellja e farave nga pesticidet.
Në përgjithësi, intensifikimi i bujqësisë ka çuar në varfërimin e biodiversitetit në fshat. Dhe bletët, të cilat luajnë një rol jetik, janë ato që vuajnë më shumë nga këto ndryshime.
Çfarë duhet bërë për të ndihmuar bletët?
Nëse ju pëlqen të keni një kopsht mikpritës për insektet pjalmuese, atëherë ndërprisni përdorimin e pesticideve. Në vend të tyre mund të përdorni ndihmësat biologjikë si nusepashkët apo plehun e hithrës./Rahovecipress/