Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kushtet më të mira për misër - Bujqesia.eu

Kushtet më të mira për misër

0

miser 1

Kushtet më të mira për mbjelljen e misrit janë që misri të mbillet në tokën që më parë ka pasur të mbjellë grurë dhe drithëra të tjera. Në viset me lagështi, pas grurit mund të mbillet bimë verore për ushqim njerëzish apo kafshësh ose për lëvrimin e masës së gjelbër në vjeshtë.

Gruri dhe misri mund të kenë disa baroja të përbashkëta. Këto baroja të rrezikshme janë baroja shumëvjeçare që shumohen me pjesë të nëndheshme. Edhe kolëza mund të shërbejë që pas vjeljes, toka ku ka qenë e mbjellë kjo bimë, të mbillet me misër.

Kolëza ose soja ngulfat të gjitha barojat dhe lë fushë të pastër. Pas shirjes, lë masë të madhe të kashtës, që është mjaft e pasur dhe kështu përmirëson pëlleshmërinë e tokës. Për këtë arsye mendohet se  është një bimë që krijon kushte më të mira për mbjelljen e misrit.

Të gjitha bimët që herët vilen janë të mira për krijimin e kushteve që misri të mbillet në tokën ku kanë qenë këto të mbjella, sepse bujku ka mjaft kohë që tokë ta përgatis sipas këshillave të ekspertëve.

Nëse në rrënjët e këtyre bimëve janë zhvilluar baktere që azotin e marrin nga ajri, atëherë me lëvrimin e mbeturinave të mbetura nga shirja, toka begatohet me këto ushqime. Edhe luledielli herët vilet, kështu që edhe kjo paraqet një parakusht të mirë për mbjelljen e misrit.

Panxharsheqeri kultivohet në parcelat më të mira, plehërohet mirë dhe lëvrohet toka thellë aty ku mbillet kjo bimë industriale. Në tokën ku ka qenë e mbjellë kjo kulturë, mund të mbillet misri dhe mund të japë rendimente të larta.

Megjithatë, kjo bimë nxirret nga dheu vonë në vjeshtë dhe në kohë të lagështe e me shi. Kështu, toka shkelet shumë, prishet struktura e saj, kurse përpunimi i tokës për misër është i vështirë dhe jo cilësor. Edhe jonxha dhe tërfoja përmirësojnë tokën dhe e ushqejnë atë me pleh dhe me masë organike.