Kushtet për kultivimin e patëllxhanit

0

 

Black-Beauty

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një prej kushteve më të rëndësishme për kultivimin e suksesshëm të patëllxhanit të zi është nxehtësia. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim është 25 gradë C dhe temperatura minimale e mugullimit është 13 gradë C.

Drita nuk është faktor kufizues. Konsiderohet se kjo bimë është bimë me ditë të shkurtë. Edhe uji është i domosdoshëm për tu rritur dhe zhvilluar kjo bimë, dhe në këtë aspekt është shumë e ngjashme me specin.. Megjithatë, ujin e thithë më mirë nga shtresa të thella dhe është më rezistuese ndaj thatësisë, kështu që mund të themi se me ujë mund të plotësojë nevojat me një sasi që është për tre herë më e vogël sesa sasi që i nevojitet specit.

Rezultate më të mira arrin në toka me thartësi të butë dhe neutrale dhe me plehërim me pleh stalle të djegur.

Kultivohet zakonisht nga fidanët, sikurse edhe speci. Për prodhimtari të hershme, mbjellja bëhet kah gjysma e shkurtit. Mbillet 1-2 gramë në 1m2 në lehe të ngrohta , që punohen mbi pleh stalle t freskët, të përzier me kashtë. Para mbjelljes, fara duhet të fërkohet me rërë. Në këtë mënyrë lëndohet fara dhe kështu më lehtë pi ujin dhe më shpejtë mbinë. Në të kundërtën, mbirja mund të zgjasë edhe 21 ditë, posaçërisht nëse fara është e vjetër. Mbjellja e fidanëve bëhet bima fiton dy gjethe të përhershme dhe mbjellja bëhet në distancë 10 x 10 cm.

Kujdesi ndaj fidanëve është i zakonshëm dhe dëmtuesit janë të njëjtë sikur tek speci. Prodhim i fidanëve rregullohet në atë mënyrë që kur fidanët duhet ndërruar, bima duhet të jetë e vjetër 60-65 ditë dhe ndërrimi – ri mbjellja bëhet kah gjysma e muajit maj, në hapësirën 75 x 25 cm. nga një bimë. Kjo hapësirë mundëson kultivimin me makina për të mundësuar përpunimin me makina të misrit. Mbjellja është e ngjashme me mbjelljen e specave, në mënyrë vertikale dhe jo më thellë se kotiledonet. Ndërrimi i filizave në kopshte të vogla bëhet me dorë, në vrima që ujiten dhe me rrënjë të mbështjella me baltë dhe dhe të lagur. Pa kësaj bimët ujiten dhe i mbesin në dorë natyrës – që të zënë dhe të rriten.

Me rastin e prashitjes bimët nuk duhet rrasur apo ngjeshur, sepse rrënja duhet të rritet në thellësi dhe kështu fiton mundësi për të përballuar thatësinë. Shtresa e kashtës mundëson evitimin e barojave, pengon avullimin e lagështisë dhe mbanë temperaturën në zonën e sistemit rrënjor. Filizat apo fidanët mund të prodhohen ne lehë të ftohta, në serra duke mbjellë rreth 20 marsit, por që duhet mbjellë rrallë. Për një hektar duhet 300 deri 500 gr farë, kurse për mbjellje direkt 2 deri 3 kg. Prodhimi direkt është i ngjashëm sikur tek speci, 60×15 cm (kur është fjala për lloje të hershme apo për hibridet).

Mbrojtja e të mbjellave ka të bëjë me mbrojtjen nga miza e patates. Dëmet më të mëdha u shkakton të mbjellave të njoma, kështu që mbrojtja mund të bëhet menjëherë pasi që bimët të jenë zënë dhe përdorimin e pesticideve duhet aplikuar deri kur duhet të fillojmë vjeljen e fyteve.

Toka plehërohet në vjeshtë në sasi 20-40 t/ha dhe dy të tretat fosfor dhe kalium në mënyrë që të sigurohet 100 200 kg/ha azot, 150-200 kg fosfor dhe 80-160 kg/ha kalium. Ushqimi bëhet me rastin e prashitjes së parë, në kohën e lulëzimit masiv dhe para vjeljes së dytë, gjithnjë nga 200 kg/ha kalium. Sot kultivohen edhe hibride , të cilat japin rendimente për 30 – 40% më të mëdha, posaçërisht vjeljet e hershme. Që të fitohet rendiment i lartë, patëllxhani i zi duhet të vilet më shpesh, në çdo 0-15 ditë. Frytet janë më të imëta, por fitohet rendiment i përgjithshëm më i lartë. Për vjelje ky peri marrinë 120-150 ditë nga dita e mbirjes. Vilet me gërshërë ose thikë, sepse në bisht ka ferra. Rendimentet sillen rreth 40-50 t/ha.