Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Lëndimi i fetusit gjatë lindjes. - Bujqesia.eu

Lëndimi i fetusit gjatë lindjes.

0

lindja

Me rastin e ndihmës së ashpër dhe joprofesionale të lindja e vështirësuar te kafshët e mëdha dhe të vogla mund të lajmërohen trauma të mëdha ose të vogla dhe lëndimi i fetusit, nganjëherë edhe me pasoja ku si përfundim vjen deri te ngordhja e fetusit.

Kështu vjen deri të dëmtimi i disa pjesëve, ndrydhja, fraktura dhe kërcitja (fisura) e eshtrave te kokës dhe ekstremiteteve, dezartikulimi i nyjeve, thyerja e nofullës së poshtme, edema e gjuhës, lëndimi i kurrizit, ndrydhja dhe lëndimi i mëlçisë dhe organeve tjera të brendshme të fetusit. Kjo ndodhë për shkak të tërheqjes shumë të fortë dhe e vrazhdë të fetusit të madh nga mitra, përdorimit joprofesional të grepave të syrit ose grepave tjera në zgavër, danave, vendosjen e litarit për lindje në nofullën e poshtme, retencionit të fetusit etj.

Posaçërisht janë të rrezikshme lëndimet e kurrizit, kokës dhe boshtit kurrizor si dhe plagë të cilat gjakderdhin një kohë të gjatë (kërthiza, vrimat e hundës etj.). Shërimi dhe profilaksia varët nga rasti dhe shkalla e lëndimeve.