Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Lëngu i boronicave, vlera dhe të mira - Bujqesia.eu

Lëngu i boronicave, vlera dhe të mira

0

Lëngu i boronicave ka vlera dhe te mira te ndryshme. Boronicat këshillohen për parandalimin e infeksioneve te rrugëve urinare, pasi kane një efekt te fuqishëm diuretik dhe anti inflamator, por ato rekomandohen edhe për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Sigurisht, shume nga këto veti mund te shfrytëzohen edhe duke konsumuar boronica te freskëta.

Boronica-1234

Perse ti konsumojmë?

Për çfarë shërben lëngu i boronicave? Ai është i pasur me vitamina A, C, polifenole etj. Këto te fundit kane një veprim anti oksidues kundër radikaleve te lira dhe si pasoje mbrojnë nga plakja e lëkurës dhe nga rreziku për te zhvilluar tumore. Sipas studimeve te fundit përbërësit e boronicave kane zotësinë për tu përqendruar, gjithashtu dhe memorien. Konsumi i lëngut te boronicave përmirëson sistemin e qarkullimit te gjakut. Për me tepër ky lëng mbron edhe shikimin, kuron dhe parandalon gurët ne veshka. Me pak fjale lëngu i tyre është shume i pasur me vitamina dhe antioksidues, ky lëng është me te vërtet një aleat i mire për shëndetin.

Si ta konsumojmë?

Lëngu i boronicave te kuqe apo te zeza mund te merret edhe si suplement nen formën e kapsulave apo te shurupit. Ne alternativ ne muajt ku rritet ky frutë mund te përgatitet ne shtëpi duke fruluar 100 gr. boronice te freskëta. Mund te blini lëngun e gatshëm i cili mund te gjendet neper super markete por ne këtë rast duhet te bëni me shume kujdes sepse pjesa me e madhe e përbërësve janë ujë dhe sheqer dhe kane vetëm një përqindje te vogël boronicash, duke i bere kështu vlerat e tyre me te vogla. Kështu qe me mire nëse blini lëng te pastër boronice ku kosto e tij është me e larte ne krahasim me lëngjet e tjera qe gjenden ne treg, por vlerat e tyre terapeutike dhe ushqyese janë me te vërtet te shumta.