Lëngu i portokallit ideal për të shmangur lodhjen

0

Lemon-Juice

Gjatë ditës shpesh mund të ndjehemi të lodhur për shkak të punës ose angazhimeve që mund të kemi pasur. Në raste të tilla ne shpesh ndiejmë nevojën e një kafeje si një mënyrë për tu çlodhur por në fakt më e mira është që ne të qerasim veten me një gotë portokall e jo me kafe.

Studimet kanë treguar se pija e famshme e shpejton kthjelltësinë dhe koncentrimin.Ata që pinë lëng portokalli në mëngjes janë më të kthjellët dhe më energjikë në mesditë.

Sipas një studimi të realizuar nga Readin University sku morën pjesë 24 djem të rinj të cilët u testuan në ditë të ndryshme. Në njërën prej ditëve, ata kishin pirë lëng prej portokalli të freskët kurse në një tjetër ata kishin konsumuar pije me shije portokalli, por me sheqer dhe ujë.

Kur e kishin pirë lëngun prej portokalli, ata kishin dalë më mirë në teste, ishin më të shpejtë dhe më të vëmendshëm. Edhe në pjesën tjetër të ditës ata ishin shumë më të freskët dhe më të kthjellët.

Studimi thotë se efekti i këtillë i portokallit vije për shkak se përmban disa elemente të cilat janë të nevojshme për funksionimin e njeriut. Të tilla elemente kimike i gjeni edhe në perime dhe fruta mali.