Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Lidhja e Bletarëve të Kosovës, pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë - Bujqesia.eu

Lidhja e Bletarëve të Kosovës, pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë

0

Lidhja e Bletarëve të Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë “Apimondia”, e cila ka konfirmuar se e ka njohur të drejtën e anëtarësimit të LBK-së.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi pati me përfaqësuesit e Lidhjes së Bletarëve, ku u bisedua për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe LBK-së rreth këtij anëtarësimi.

Zëvendësministrit Januzi, tha se anëtarësimi në këtë organizatë, ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë të bletarëve në vend dhe sipas tij kjo arritje është bërë falë bashkëpunimit të Lidhjes së Bletarëve me MBPZHR-në.

Në këtë takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale të bletarisë në Republikën e Kosovës  dhe mundësinë e mbështetjes së këtij sektori nga Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.