Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Lija e shpendëve - Bujqesia.eu

Lija e shpendëve

0

zogu

Lija e shpendëve është sëmundje infektive me zhvillim të ngadalshëm, që shfaqet në formë të lisë dhe të difterisë. Sëmundja prek pulat, bibat, pëllumbat dhe sidomos shpendët në rritje.

Sëmundja shfaqet në stinën e vjeshtës (tetor–nëntor) dhe në dimër. Përhapet më shumë në muajt e parë të pranverës. Shkaktari i sëmundjes është një virus epiteliotrop, i cili në mjedisin e jashtëm është mjaft i qëndrueshëm.

Burimet e infektimit

Burim parësor infektimi është shpendi i sëmurë, i cili e përhap shkaktarin me puçrra, me cipa difterike dhe me kruste të rëna përtokë. Infektimi bëhet me anë të kontaktit, me anë të gojës, me objektet e shërbimit, me gërvishtjet e lëkurës dhe nga sqeposjet e shpendëve.

Shenja klinike të sëmundjes shfaqen:

Në formën difterike, që fillon më shfaqjen e njollave, të bardha, të lëngshme, të ngritura mbi mukozën e gojës, me ngjyrë të verdhë të murrme. Më pas këto njolla shndërrohen në cipa difterike që thahen. Shpendët e sëmurë nuk kanë oreks, kanë erë të rëndë në gojë, frymëmarrje të vështirë dhe zë të çjerrë. Shpendi i sëmurë ngordh nga asfiksia.

Në formën e lisë dallojmë njolla të vogla, të verdha, në lafshë, në vathë, në fytyrë, në skaje te gojës, në kapakët e syve, në bazën e sqepit dhe në luspat e këmbëve. Njollat zmadhohen, marrin trajtë gungash të rrumbullakëta mbi lëkurë, pa lëng dhe me ngjyrë të verdhë në kafe.

Profilaksia Veçimi i shpendëve të sëmurë, therja e menjëhershme e tyre, dezinfektimi i kotecëve, groposja e shpendëve të ngordhur, etj. Rezultate mjaft të mira jep përdorimi i vaksinës dhe për këtë qëllim përdoret virus-vaksina. Ajo kryhet me dy mënyra: me shpim dhe me skarifikim. Mënyra me shpim bëhet me anë të pirunjve të veçantë, me të cilët shpohet lëkura e krahut.