Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Lind viçi me tre sy në Indi, banorët ndihen të bekuar (Foto) - Bujqesia.eu

Lind viçi me tre sy në Indi, banorët ndihen të bekuar (Foto)

0

Për banorët e vendit ai cilësohet si një mrekulli. I referohemi një viçi në Indi, i cili ka lindur me tre sy. Banorët jo vetëm që janë të lumtur, por i kthehen pas kulturës e traditës së tyre duke dhënë edhe shpjegimin përkatës.

Viçi me tre sy ka lindur në provincën Tamil Nadu të Indisë. Ky viç është quajtur nga besimi Hindu si një bekim, mrekulli dhe besohet se është rimishërimi i Perëndeshës Hindu, Shiva.

I zoti i viçit, Meghala e ka cilësuar këtë ngjarje si një mrekulli dhe si rimishërim i tre syve të Perëndeshës Shiva. Viçi me dy sy dhe një tjetër në qendër të ballit, ka tërhequr vëmendjen e gjithë provincës Tamil Nadu në Indinë jugore, por jo vetëm.

Në Hinduizëm, Shiva konsiderohet një nga perënditë kryesore dhe mbrojtëse e artit dhe yoga-s.

vici-1

vici-2

 

vici-3