Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Liqeni i Kukësit- Burim i një katastrofe ekologjike të mundshme - Bujqesia.eu

Liqeni i Kukësit- Burim i një katastrofe ekologjike të mundshme

0
Krijuar 38 vite më pare, në funksion të hidrocentralit më të madh të Shqipërisë, ujëmbledhësi i Fierzës ose, siç quhet nga banorët, Liqeni i Kukësit ka një sipërfaqe të pasqyrës së ujërave prej 72,5 km², ku pjesa më e madhe shtrihet në territorin e Shqipërisë dhe një pjesë e vogël në Kosovë.
Liqeni shërben jo vetëm si furnizues dhe rregullator i tre hidrocentraleve më të mëdhenj të vendit, por edhe si burim jetese për banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës, Pukës dhe një pjese të Kosovës. Por, prej vitesh, liqeni vazhdon të dëmtohet për shkak të mbeturinave që vazhdojnë të lidhen në ujërat e tij.
Përfaqësuesi i shoqërisë civile në Kukës, Rifat Demalija, i tha “Zërit të Amerikës” se situata është dramatike për shkak të mbeturinave që vazhdojnë të hidhen përgjatë gjithë brigjeve të liqenit dhe që grumbullohen pranë qytetit të Kukësit.
“Situata në kupën e Liqenit të Fierzës, pa e tepruar, është dramatike për shkak të ndotjes, e cila nuk është e kohëve të fundit, por ka vite që kjo gjendje sa vjen e përkeqësohet. Ndotja vjen prej fshatrave të ndryshme që lagen nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi. Kryesisht, më problematike është zona e Drinit të Bardhë rrjedha e të cilit kalon nëpër disa fshatra të Kosovës. Pra, burimi nuk është vetëm Kukësi, por edhe Kosova dhe, patjetër, pjesa e Drinit të Zi”.
Zoti Demalija thotë se, pa zgjidhur problemin e mbeturinave, nuk mund të përmirësohet situata në Liqenin e Kukësit. Zgjidhjet e pjesëshme, si pastrimi i kupës së liqenit nga mbeturinat, sipas tij janë zgjidhje të përkohshme, ndaj është e domosdoshme që, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, njësitë vendore të marrin masa për të krijuar venddepozitime të mbeturinave.
“Kjo situatë është prej vitesh dhe nga të gjitha qeveritë nuk ka pasur një angazhim serioz, megjithëse ankesat e qytetarëve dhe shoqërisë civile kanë qenë të herë pas hershme, por faktikisht asgjë serioze nuk është bërë deri më sot. Liqeni është edhe një burim i turizmit për qytetin e Kukësit. Ndaj, unë do t’i bëja thirrje sa nuk është vonë njerëzve përgjegjës; edhe qytetarët, edhe shoqëria civile edhe pushtetarët ta marrin seriozisht dhe t’i japin zgjidhje një herë e përgjithmonë dhe jo zgjidhje momentale, sot për nesër”.
Rreth tre vite më parë, ministrat e mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës u takuan në Kukës duke parë nga afër situatën e krijuar në liqen, por me gjithë premtimet për zgjidhje të situatës, ajo vazhdon të përsëritet çdo vit, me të njëjtin ritëm, duke dëmtuar jo vetëm ekosistemin e këtij liqeni, por edhe të ardhmen e turizmit në Verilindje të Shqipërisë.