Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Llapjanët eksportojnë 80 tonë mjedra në Evropë - Bujqesia.eu

Llapjanët eksportojnë 80 tonë mjedra në Evropë

0

 

mjedra

Rajoni i Llapit këtë vit është shquar për prodhimin e mjedrave, e kjo është arritur falë punimit të tokave. Shumë familje në rajonin Llapit kanë arritur të përfitojnë financiarisht falë punës së tyre dhe kultivimit të mjedrave, transmeton Indeksonline.

E me këtë rast prodhimtaria e madhe e tyre ka ndikuar që edhe eksporti të rritet.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se këto javë nga Kosova për në Evropë u eksportuan edhe 80 ton mjedra (4 maune).

MBPZHR-ja ka theksuar se janë të lumtur që ky sektor po zhvillohet se kjo ministri çdo vit ka ndarë miliona për pemët manore.

Ministria e Bujqësisë është zotuar se vitin e ardhshëm ky sektor do të ketë rritje të dukshme të përkrahjes me grante dhe subvencione.