Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Lopë qumështore për fermerët ferizajas. - Bujqesia.eu

Lopë qumështore për fermerët ferizajas.

0

LOPE FERIZAJ

Në kuadër të një projekti mbështetës, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Ferizajt ka filluar këto ditë ta bëjë shpërndarjen e një numri të lopëve qumështore për blegtorët ferizajas.
Përfitues të këtij projekti janë 25 fermerë, të cilët do të përfitojnë nga katër krerë lopë.
Drejtori i kësaj drejtorie, Xhemajl Reçica, ka thënë se projekti i shpërndarjes së lopëve ka filluar nga e marta me shpërndarjen e 66 krerë lopësh, për të vazhduar edhe gjatë së mërkurës me 20 krerë dhe do të përfundojë një ditë më pas me shpërndarjen e 34 krerëve të fundit. “Ky projekt po financohet me mjetet e komunës dhe qytetarëve. Komuna do t’i mbulojë 70 për qind të pagesës, ndërsa fermerët do ta mbulojnë pjesën tjetër prej 30-përqindësh. Nga ky projekt do të përfitojnë 25 fermerë, të cilët do të marrin nga katër lopë qumështore”, ka theksuar Reçica.
Gjithashtu, është bërë me dije se komuna për këtë projekt ka ndarë një buxhet prej 104 mijë eurosh nga pozicioni i subvencioneve, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga participimi. “Projekti ka kushtuar 150 mijë euro, secili fermer ka paguar nga 1 900 euro për katër lopë. Me këtë projekt ne kemi synuar t’i forcojmë ekonomitë familjare dhe ta rrisim punësimin”, ka thënë drejtori i DBP, Xhemajl Reçica.
Të gjithë ata që kanë aplikuar në këtë projekt është dashur të kenë së paku tre hektarë tokë punuese, dy lopë qumështore dhe stallën me një sipërfaqe prej 50 metrash katrorë. Është bërë me dije se lopët janë të racës “Simental”, të importuara nga Çekia, një racë fisnike, e cila brenda një viti mund ta sjellë një sasi të qumështit deri në 7 000 litra. Është thënë se në këtë projekt kanë aplikuar 130 fermerë, ndërsa janë përzgjedhur 25 prej tyre, të cilët edhe i kanë plotësuar kriteret. “Është menduar që me këtë projekt fermerit t’i krijojmë mundësi të gjenerimit të mjeteve nëpërmjet shitjes së qumështit e, pse jo, edhe të mishit. Mendojmë se ky projekt do të ndikojë edhe në hapjen e vendeve të punës ngase tash ekziston mundësia për shtimin e fondit blegtoral. Përfituesit e këtyre 100 lopëve kanë qenë të gjithë të papunë, por që kanë pasur ekonomi të vogla familjare”, ka thënë Reçica.
Ky projekt fillimisht është menduar të realizohet në bashkëpunim me një bankë të këtushme mirëpo, për shkak të procedurave, kjo e fundit është tërhequr dhe projekti po jetësohet falë mjeteve të komunës dhe participimit të qytetarëve, kanë thënë zyrtarët. Komuna e Ferizajt ka paraparë që vitin e ardhshëm ta rris buxhetinë nga pozicioni i subvencioneve me qëllim të përkrahjes së fermerëve me projekte bujqësore. /Epoka e Re/