Lopët janë të zgjuara!

0

Kultkuh Yvonne probiert sich zur Fußball-EM als Tierorakel

Kur listojmë miqtë më të zgjuar në mbretërinë e kafshëve, na vijnë në mendje specie si orangutanët, delfinët, elefantët dhe oktapodët.

Lopët që japin qumështin nuk hyjnë në listë. Por, studime të ndryshme, përfshirë edhe një studim të udhëhequr nga një studente australiane 21-vjeçare, Alexandra Green, sugjerojnë se këto kafshë ferme mund të jenë më inteligjente nga sa i kemi vlerësuar deri tani.

Green, studente në Universitetin e Sidney-t, zhvilloi një test që dha prova për aftësitë e sofistikuara konjitive të lopëve. Green zbuloi se ato mund të dëgjojnë zhurmën nëpër një labirint, me qëllim që të shkojnë tek ushqimi.

Kjo tregon se lopët kanë funksion ekzekutiv të lartë dhe madje mund të marrin vendime.

Këto aftësi nuk duhet të na habisin, thotë zoologu, Dr. Daniel Weary. “Këto kafshë janë gjitarë shumë të zhvilluar, që dine të zgjidhin probleme. Sigurisht që janë të zgjuara”, ka deklaruar Weary.