Lopët kosovare lindin viça amerikanë

0

139

Dy profesorë, njëri nga Kosova dhe tjetri nga SHBA-ja po krijojnë pasardhës të cilësisë së lartë dhe me qumësht të bollshëm duke përdorur embrionët amerikanë dhe lopët e Kosovës.
Kjo nuk është një përrallë rreth mbarsjes artificiale – tashmë një mënyrë e dalë mode dhe e thjeshtë për t’u aplikuar – por është rreth kostumeve profesioniste dhe materialeve organike të ngrira në laboratorë.
Lopët në Kosovë po mbarsen me embrionë të gjallë të ardhur nga Ajoua (Iowa) në SHBA dhe po lindin viça 100 për qind amerikanë, njofton BIRN.
Në këtë punë të çmuar mjeshtërore, projektuar për të përmirësuar produktivitetin e lopëve në Kosovë, asgjë nuk i lihet rastit.
Aventura e jashtëzakonshme filloi thuajse rastësisht, kur dy profesorë, Behlul Behluli nga Universiteti i Prishtinës dhe Courtis Youngs nga Universiteti Shtetëror i Ajouas u takuan në SHBA.
Behluli kaloi dhjetë javë me Youngs në universitetin Ajoua në vitin 2011 duke studiuar teknologjitë e transferimit e embrionit të gjethëve nën një grant të dhënë nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë përmes Programit të Partneritetit Borlaug – Shërbimit të Bujqësisë së Huaj.
“Vizita ime në Kosovë ishte në maj 2012,” kujton Youngs, kur ai bëri një vizitë te kolegu i tij si pjesë e programit.