Lopët ngordhin, organet shtetërore nuk duken askund!

0

lopet1

Fermerët e Kamenicës janë të shqetësuar me përhapjen e sëmundjes së gungave të lëkurës te gjedhet e tyre, ku si pasojë një pjesë e gjedheve kanë ngordhur.

Ata akuzojnë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) se megjithëqë kanë qenë njoftuar për përhapjen e sëmundjes te gjedhet e tyre nuk kanë marrë asnjë masë.

Familja e fermerit Enver Maliqi nga fshati Feriqevë deri tashti i kanë ngordhur 6 krerë lopë, ndërsa tashmë edhe një pjesë e tyre është sëmurë. Fermeri deklaron se kanë hedhur kafshët e ngordhura në pjesë të ndryshme të fshatit, ngase as Komuna e Kamenicës por edhe AVUK-u nuk kanë hapur ndonjë gropë për t’i mbuluar bagëtitë e ngordhura, shkruan Koha Ditore.