Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 LULE DYLLI – USHQIM MJEKËSOR FALAS NGA KOPSHTI JUAJ! - Bujqesia.eu

LULE DYLLI – USHQIM MJEKËSOR FALAS NGA KOPSHTI JUAJ!

0

Shumë nga ne, si fëmijë kemi fryrë farat e kësaj luleje në tekat[r anët e botës.
Emri latin i lule dyllit është Taraxacumofficinale, kurse vjen nga Evropa dhe Azia Veriore. Gjatë shekujve i janë dhënë emra të ndryshëm.
Lule dylli është ilaç dhe ushqim i lirë, kurse tani është koha ideale për vjelje sepse ka filluar sezoni i saj.

lulu dylliiii

Lule dylli është mjekuese

Gjethet e lule dyllit sipas përmbajtjes me vitamina ia kalojnë edhe spinaqit dhe domates.
Përmban vitaminat A, B2, C,D dhe G, pastaj minerale, kalium, natrium, kalcium, fosfor dhe hekur.
Lule dylli është shumë i dobishëm për veshka dhe organet e urinës. Përveç që lule dylli ka veti diurete, pastron mëlçinë, nxit formimin e vrerit, ndihmon tek alergjitë dhe zvogëlon kolesterolin.
Për shkak të numrit të madh të substancave ushqyese që ka. Gjethet e lule dyllit preferohen si shtesë ushqimit për lehona dhe për gra në menopauzë.
Lule dylli në përgjithësi është efikas për sëmurje të femrave, posaçërisht për parandalimin dhe shërimin e sëmurjeve të gjirit, të fëshikzës, karcinomit, të ënjturit dhe tek problemet e dhënies gji.

Çaji nga rrënjët e lule dyllit

Rrënja e lule dyllit është ilaç i fortë për mëlçinë dhe lukthin.
Gjashtë gota çaj nga rrënjët e lule dyllit në ditë mendohet se mund të shërojnë hepatitin në afat prej dy javësh.
Fototerapia me këtë çaj shëron vështirësi të llojeve të ndryshme. Preferohet tek problemet me jashtëqitje, tek tajitja e pamjaftueshme e vrerit, tek shtypja e lartë dhe mungesa e apetitit.

Kërcejtë dhe lulet

Kërcejtë e lule dyllit shpejtojnë formimin e vrerit, rregullojnë metabolizmin dhe pastrojnë gjakun dhe lukthin. Mjekësia popullore e preferon kundër diabetit dhe për evitimin e lythave. Lyeni lythat me qumështin e kërcejve të lule dyllit derisa ata të mos bien.
Nga lulet e kësaj bime fitohet shurupi, të cilin nganjëherë e quajnë mjaltë sepse është i ngjashëm për kah struktura.
Ky shurup pastron dhe forcon gjakun dhe jashtëqitjen, por ndihmon edhe për shërimin nga kollitja.

Lule dylli në kulinari

Lule dylli është bimë e shijshme, të cilën mund ta vilni dhe ta hani gjatë sezonit të saj.
Mund ta shfrytëzoni si spinaq – t’ia shtoni sallatës, brumit, orizit, supës. Nga lule dylli mund të bëni lëng të trashë të gjelbërt.
Lulet e lule dyllit mund t’i shtypni apo tu shtoni sallatave, kurse sythat e pa hapur mund t’i konservoni.
Gjethet e lule dyllit është më së miri të mblidhen në pranverë, kur ende nuk kanë shije të hidhur.
Lulet vilen në kohë me diell, më së miri rreth mesditës, kur të gjitha lulet janë të hapura.

Receta nga lule dylli

Kafe nga rrënjët e lule dyllit

Nxirrni rrënjët në pranverë, i lani, i grini dhe i fërgoni në furrë. Bluani në mulli të kafes. Përgatitini sikur kafenë ose si shtesë kafes së mëngjesit.

Çaji nga rrënjët dhe gjethet e lule dyllit

Vëni një grusht rrënjë ose gjethe të lule dyllit në një litër uji të nxehtë. Kullone pas 10 minutave. Pini tri gota në ditë.

Lëngu i trashë i blertë nga lule dylli

Përbërësit:

• 1 banane
• 300 ml ujë
• 100 gr pemë mali (të freskëta ose të ngrira)
• 100 gr gjethe lule dylli
• 1 lugë sheqer ose shurup paje

Përgatitja:
Të gjithë përbërësit futni në mikser dhe bluani 1-2 minuta. Lëngun pini menjëherë. Kjo sasi e lëngut është e mjaftueshme për në vakt për një person.

Salca nga lule dylli

Përbërësit:

• 1 kg gjethe dhe kërcej të lule dyllit
• Pak vaj ulliri
• 2 qepë të reja
• 1 spec i vogël i ëmbël i kuq
• 3 thelba hudhre
• 400 ml krem
• Kripë, piper

Përgatitja:
Grini imët perimet, kurse gjethet e lule dyllit në shirita të hollë. Në temperaturë të mesme në një tavë të madhe zieni pak qpë te reja, hudhra dhe specin, pastaj shtoni kërcejtë e lule dyllit valoni edhe disa minuta. Pastaj i shtoni gjethet, melmesat dhe piperin derisa lëngu të mos avullohet dhe pastaj i shtoni kremin
Zieni dhe përzieni deri sa të mos formohet salca e trashë dhe për këtë nevojiten pesë minuta.