Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Manat, të shëndetshme jo vetëm frutat por dhe gjethet. - Bujqesia.eu

Manat, të shëndetshme jo vetëm frutat por dhe gjethet.

0

manaferrat

Gjethet e manave janë një ilaç natyral për të luftuar diabetin, tregojnë ekspertët.

Manat, fruta të përbëra nga sfera të imta kokrrizore, janë sa të ëmbla e të shijshme po aq edhe të shëndetshme.

Manat e bardhë ndihmojnë në uljen e kolesterolit të lartë në gjak, si dhe ndihmojnë në shirjen e shtresave dhjamore në organizëm.

Falë përbërësve të ndryshëm bimorë, këto fruta po ashtu ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nervore, luftojnë pagjumësinë dhe lehtësojnë artritin. Fibrat përbërëse të manave ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, ndërsa ato përmbajnë edhe më pak sheqer krahasuar me frutat tjera.

Por, veç frutave nga kjo pemë janë të shfrytëzueshme edhe gjethet e tyre, të cilat janë një ilaç natyral kundër diabetit. Gjethet e manave, pasi t’i thani mirë, mund t’i përdorni në formë të çajit.