Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Maqedoni, shpenzimet e jetesës ulen për 0,5% - Bujqesia.eu

Maqedoni, shpenzimet e jetesës ulen për 0,5%

0

makedoni

Shpenzimet e jetesës në gusht të vitit 2014, lidhur me muajin paraprak shënojnë rëni prej 0,5 për qind, ndëra çmimet me pakicë për 0,3 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Ulja e indeksit të shpenzimeve të jetesës prej 0,5 për qind në gusht të vitit 2014, në krahasim me muajin praprak, është rezultat i indekseve më të ulëta të frutave të thata për 3,1 për qind, perimeve të freskëta për 2,9 për qind burmërave për 1,1 për qind prodhimeve të konservuara të mishit për 0,5 për qind, bukës dhe drithrave për 0,3 për qind dhe përpunimit të qumështit për 0,2 për qind.
Në gusht, ulje të indeksit të shpnezimev të jetesës është vërejtur edhe tek ngrohja qendrore për 10,9 për qind, derivatet e ngurta për 7,0 për ind, gazit për amviseri për 2,9 për qind, derivatet e lëngshme për 2,8 për ind, shërbimet për akomodim për 2,5 për qind, medikamentet për 1,9 për qind, këpucët dhe aparatet e amviserisë për 1,1 për qind, veshja për 0,7 për qind, mjetet për pastrim dhe mbajtje të higjenës personale për 0,4 për qnd, mobiljet për 0,3 për qind dhe pajisjet informatike për 0,2 për qind.
Rritja e indeksit të shpenzimeve të jetesës në gusht të vitit 2014, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te frutat e freskëta për 2,5 për qind, peshku i konservuar për 1,4 për qind, qumështi i freskët dhe yndyrnat për 0,8 për qind, peshku për 0,4 për qind, prodhimet e thata të mishit, perimet e konservura dhe sheqeri, reçeli, mjalti, çokollatat dhe produktet e ëmbla për 0,3 për qind, prodhimet afatgjatë të sallamit, frutat e konservura dhe pijet alkoolike për 0,2 për qind.
Rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe tek transporti ajror i udhëtarëve për 23,1 për qind, telefonat dhe aparatet e faksit për 4,5 për qind, pakot-turistike aranzhimet për 2,5 për qind, shërbimet për kultrë dhe rekreim për një për qind, shërbime shëndetësore për 0,7 për qind dhe shërbime telefonike dhe telegrafe për 0,5 për qind. Indeksi i shpenzimeve të jetsës në gusht të vitit 2014, në krahasim me gushtin e vitit 2013, shënon ulje prej 0,5 për qind ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon ulje prej 0,8 për qind./Indeksonline