Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 MARULA. - Bujqesia.eu

MARULA.

0

Marula
Toka.

Kultivimi i marules bëhet në toka të pasura me materie ushqyese, mesatarisht të lehta deri mesatarisht të rënda, me regjim të mire ujoro-ajror dhe me reaksion neutral deri të dobët acidik (vlera e pH 6- 7,2)

Temperatura.

Marulja është bimë e klimës së freskët dhe me lagështi temperatura optimale për mbirje të fares së sallatës është 12-15°C. Mbirja ndodhe dhe në temperature më të ulët në 2-4°C, por në kushte të tilla mbirja zgjatë shumë kohë.
Gjatë përgatitjes së fidaneve temperature mesatare gjatë ditës duhet të sillet ndërmjet 8-12 °C, ndërkaq gjatë natës ndërmjet 6-10 °C. Pas ndërrimit të fidaneve në vend të përhershëm temperature duhet të sillet ndërmjet 12-16°C
Temperaturat e larta mbi 25°C kanë ndikim mjaft të dëmshëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve dhe cilësinë e kokave të marules sidomos nëse ato përcillen me thatësi.

Lagështia.

Kërkesat më të mëdha për lagështi të kësaj bime janë në fazën e formimit të kokës. Në këtë fazë lagështia tokësore duhet të jetë në kufijtë 65-75% të KFU-së (kapaciteti fushoro-ujor).