Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Masa të shumta përkrahëse për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit. - Bujqesia.eu

Masa të shumta përkrahëse për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit.

0

milazim-krasniqi-750x430

Për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, sivjet Ministria e Bujqësisë do të rrisë përkrahjen përmes masave të ndryshme të cilat janë paraparë edhe në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, në takimin që e zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit.

Me këtë rast, ministri i ka njoftuar ata më hollësisht për programin e kësaj ministrie, duke treguar se krahas pagesave direkt dhe granteve që do t’i ndajnë për prodhimin dhe përpunimin e qumështit, edhe sivjet do të ketë pagesa direkt për shtimin e cilësisë së qumështit.

Ministri Krasniqi, ka vlerësuar organizimin e Shoqatës së Prodhuesve dhe të Përpunuesve të Qumështit dhe ju ka premtuar atyre që do të jenë partner serioz për MBPZhR-në në zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët. Krahas kësaj, ai është shprehur se do të jetë i gatshëm edhe për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në çdo proces që ndërlidhet me këtë sektor.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre shoqatave e falënderuan ministrin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë shoqatë, pasi që sipas tij në këtë mënyrë mund të arrihet zhvillimi dhe konsolidimi i sektorit të qumështit. Gjatë këtij takimi, ai ka paraqitur edhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, për të cilat ministri Krasniqi ka premtuar se do të angazhohet t’i eliminojë përmes angazhimeve të tij gjatë këtij mandati. /KI/