Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Masat e përkujdesit ndaj domateve në serra - Bujqesia.eu

Masat e përkujdesit ndaj domateve në serra

0

domateeeeeeeeeeeeeeee

Polenizimi dhe lidhja e frutave – Kur kemi kushte të mira klimatike, vetëpllenimi i domates është i kënaqshëm dhe nuk kërkon ndërhyrjen e njeriut. Por, në temperatura të ulëta e në lagështi të lartë ajrore, si dhe në temperatura të larta, vetëpjalmimi i bimëve vështirësohet, ku për pasojë lidhja e frutave nuk është e mirë. Për të përmirësuar frutifikimin, zakonisht prodhuesit aplikojnë trajtimin e lulesave me formula kimike, që përmbajnë auksina.
Por kjo teknik për shkak të përdorimit joprofesional, shpesh herë rezulton me fruta jocilësor (boshllëqe, ngjyrë të zbehtë, ndjeshmëri ndaj botritisit, etj.). Një pjesë tjerë e prodhuese, tentojnë përmirësimin e polenizimit nëpërmjet aplikimit të vibrimeve/lëkundjeve të bimëve. Mirëpo nuk ka dyshim se rezultatet më të mira i jep shfrytëzimi i Brumbujve pllenues (Bombus terestris), të cilët janë shumë efikas në pllenimin e luleve. Për aktivitetin e tyre maksimal, nevojitet që kushtet në serrë të jenë në suaza normale, e zakonisht zgjojet me brumbuj vendosen nën hijen e bimëve brenda në serrë, në mënyrë që të mos shpenzojnë shumë energji për ruajtjen e temperaturës së kërkuar brenda zgjoit. Një zgjua normal mbulon 2000-2500 m² domate, ndërsa jetëgjatësia e një zgjoi është 8-12 javë, në varësi nga klima dhe pesticidet e përdorura në serrë.
Ujitja – Është njëra nga shërbimet më të rëndësishme për domaten në serrë. Bimët relativisht shpejt reagojnë në mungesë ose tepricë të ujit, ndërsa simptomat vërehen lehtë, kështu që kjo e lehtëson intervenimin. Para se të kalojnë në fazën e tharjes, bimëve të cilave u mungon uji marrin ngjyrën e gjelbër të mbyllur dhe bëhen të forta. Për dallim prej tyre, bimët të cilat kanë shumë ujë në zonën rrënjore, kanë ngjyrë të gjelbër më të hapur nga normalja dhe pjesërisht zverdhje të gjetheve të poshtme, e cila është pasojë e pamundësisë që ta thithin azotin nga toka.
Është llogaritur se për një bimë të domates (me lartësi prej 90 cm) me masë gjethore plotësisht të zhvilluar, në fazën e frytdhënies (duke mos llogaritur humbjen e ujit në tokë), në varësi nga kushtet e jashtme klimatike, nevojiten dozat e ujit si në tabelën vijuese.