Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Masat e përshtatshme bujqësore kundër djegies bakteriale të pemëve - Bujqesia.eu

Masat e përshtatshme bujqësore kundër djegies bakteriale të pemëve

0

treeeeDjegia bakterale e pemeve apo me emrin e saj shkencor Ervinia Amilovora është një sëmundje mjaft e përhapur në mbi 50 shtete të botës . Në rajonin tonë ajo ka filluar të marrë hov sidomos duke filluar nga vitet e 90 te shekullit te kaluar. Kjo sëmundje jo vetëm që është e përhapur shumë , por është edhe shumë vështirë të luftohet ngase krijon rezistencë ndaj medikamenteve të ndryshme kimike.
Megjithatë në literaturën profesionale rekomandohen këto masa agroteknike , mekanike , kimike dhe biologjike për luftimin e saj. Është me rëndësi që të bëhet përpjekje që të gjitha këto masa të përdoren në mënyrë të kombinuar dhe të mos shpërfillet asnjë lloj i tyre.
Masat Agroteknike :
Gjatë ngritjes të kopshtijeve duhet mbjellur materialin e kontrolluar dhe të certifikuar. Duhet shmangur mbjelljen në tokat me përbërje të dobët mekanike , të dobët kulluese , dhe tokave tepër alkalike dhe acidike.
Nëse toka është moçalike atëherë duhet bërë largimi I ujit.
Pemishtet nuk duhet të ngriten në drejtim të fryerjes së erërave të forta , pasiqë atëherë bakteriet do të përhapeshin më lehtë.
Nëse në afërsi gjenden bimë të egra si për shembull dardha e egër apo murrizi është mirë të bëhet mënjanimi I tyre.
Toka duhet të posedojë shkallën e PH prej 5,5-6,5. Nuk rekomandohet kultivimi i fasules , jonxhës etj. dhe të bimëve tjera të cilat e pasurojnë tokën me azot , i cili ndikon në rritjen e shtuar të bimëve dhe rritjen më të fuqishme të filizave të bimës.
Plehrat fosfatikë dhe ato të kaliumit nuk kanë kurrfarë ndikimi në shfaqjen më të fortë dhe zhvillimin e bakteries Ervinia Amilovora.
Nuk duhet bërë vaditje të tepruar të pemëve. Nëse bëhet vaditja , këtë masë duhet kryer nëpërmes ujitjes me vijat e brazdës (hullisë) e jo duke përdorur spërkatje të tepruar- për të mos u rritur tej mase lagështia relative e ajrit.
Mos të përdoren bletët për polenizim pasiqë ato mund të bëhen edhe bartës të bakterieve. Duhet ta shmangim lëvrimin e vonshëm të tokës , i cili nxit zhvillimin e filizave të barishteve të reja të cilat janë të ndjeshëm ndaj bakterieve të kësaj sëmundje.
Masat mekanike mbrojtëse
Përdorimi I masave mekanike mbrojtëse në luftimin e kësaj sëmundje ka gjithashtu një rëndësi të madhe. Këto masa kryhen gjatë muajve të dimrit dhe të verës , dhe mbështeten në mënjanimin fizik të pjesëve të bimëve të sëmura (filizave , degëve të holla dhe të trasha) në largimin e njollave kancerogjene të degëve të sëmura si dhe Krasitjen e degëve më të prekura.
Degëzat më të holla duhet prerë 30 centimentra nën indin e sëmurë , ndërsa degët më të trasha duhet eliminuar 50 centimetra nën pjesën e infektuar. Pjesët e sëmura që I kemi prerë duhet ti largojnë nga pemishtja dhe patjetër ti djegim. Kur masat mbrojtëse të Krasitjes kryhen gjatë muajve të dimrit mund të mos bëhet dezinfektimi i pajisve të krasitjes të pemëve. Kurse gjatë krasitjes të verës atëherë të gjitha pajisjet e punës duhet të dezinfektohen në mënyrë shumë të plotë. Dezinfektimi I materialit të punës bëhet duke përdorur alkohol etilik 70% apo natrijum hipoklorati 10%.
Pas kryerjes të masave mekanike vendet e lënduara të bimës duhet dezinfektuar me alkohol etilik 70% e pastaj lyer me dyllin për shartim.
Plagët kancerogjene të bimës duhet eliminuar me prerje ose me qërim të plagës , duke mënjanuar në atë rast edhe një pjesë të indit të shëndoshë. Por nëse infektimi I trungjeve është shumë tejet i fuqishëm ( kur trungjet janë tharë plotësisht dhe nekrotike) , rekomandohet të kryhet mënjanimi I këtyre trungjeve dhe domosdoshmërisht Djegia e këtyre trungjeve të hequra.
Masat mbrojtëse kimike
Masat mbrojtëse kimike nuk kanë arritur të japin rezultate të kënaqshme në mënjanimin e kësaj sëmundje. Mirëpo ka disa medikamente që janë dëshmuar ,megjithatë, pak më të sukseshme se të tjerat.
Preparatet me bazë te Bakrit deri tani kanë dhënë rezultatet më të mira. Zbatimi I tyre rekomandohet gjatë fazës së qetësisë të pemëve ( në vjeshtë pas rënies së gjetheve , në pranverë para fillimit të vegjetacionit). Gjatë vegjetacionit mund të përdoren preparatet e bakrit , por në kushte të motit me lagështi mund të shkaktojnë toksicitet (helmim) në gjeth dhe në frytet e bimës.
Në shtetin Francez për zhdukjen e kësaj bakterieje është licencuar preparati “Allite” , ndërsa në rajonin tonë ky fungicid përdoret më shumë për zhdukjen e djegies bakteriale të kastravecit(trangullit).
Masat Mbrojtëse Biologjike :
Këto masa mbrojtëse nënkuptojnë përdorimin e bakterieve saprofite të cilat shfaqin efekt kundërshtues dhe luftues ndaj parazitit Ervinia Amilovora. Preparatet më të njohur biologjik janë “Blight Ban” , “Serenade” dhe preparati “Blossom Bess”.
Gjithashtu edhe vajrat eterikë të bimëve të ndryshme përdoren gjithashtu kundër këtij paraziti. Preparati “ Bio Zell 2000-B” ka dëshmuar një efikasitet të lartë për shkatërrimin e kësaj bakterieje.
Kurse siç ju paralajmëroi tashmë kolegu ynë i sektorit komercial të stafit të projektit “Bujqësia” , në tregun tonë ( Kosovë , Shqipëri) është dëshmuar si më efikasi preparati “Melodi Combi” I gjigantit farmaceutik gjerman “Bayer