Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mbështetje më e madhe për fermerët e Kamenicës - Bujqesia.eu

Mbështetje më e madhe për fermerët e Kamenicës

0

image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani.

Në takim është biseduar për potencialet në bujqësi në këtë komunë dhe mundësitë që ofrojnë çdo vit Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programi për Pagesa Direkte.

Ministri theksoi se mbështetja do të rritet për bujqësinë çdo vit dhe në këtë drejtim edhe mbështetja për fermerët e Kamenicës, tha ai, besoj se do të jetë më e madhe. Ai vlerësoi angazhimin e komunës në fushën e bujqësisë. Tha se MBPZHR-ja me komunën dhe fermerët do të punojë që të identifikojë potencialet dhe interesin më të madh në bujqësi në këtë zonë, dhe rrjedhimit do të shqyrtohet mundësia që në të ardhmen këto të jenë pjesë e programeve mbështetëse.
Nga ana e tij, kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani e falënderoi ministrin për mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë në vazhdimësi për komunën e Kamenicës.

Ai tha se ka mjaftë fermerë nga kjo komunë që me punën e tyre dhe me mbështetjen e ministrisë kanë rritur prodhimtarinë dhe kanë krijuar agrobiznes të qëndrueshme.

Ministri dhe kryetari Sinani u pajtuan që në të ardhmen e afërt bashkërisht të vizitojnë fermerët e kësaj komune, për të parë edhe më nga afër gjendjen e tyre.