Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mbi 200 mijë euro dëme nga të reshurat në Rahovec - Bujqesia.eu

Mbi 200 mijë euro dëme nga të reshurat në Rahovec

0

idriz vehapi

Mbi dy milionë euro është shuma e borxheve që ka Komuna e Rahoveci për vitin e kaluar, e shuma e dëmeve nga reshjet e fundit arrin në mbi 200 mijë euro. Kështu ka deklaruar në intervistë për KosovaPress, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi.

Thotë se ende po ballafaqohen me problemin e borxhit që e ka trashëguar nga pushteti i kaluar, madje ende është duke punuar me buxhetin e vitit 2013. Por thotë se nuk po ndalen në realizimin e shumë projekteve.
Vehapi tha se shuma e borxheve të faturuara ka qenë mbi dy milionë euro, kurse me borxhet e kontraktuara për projekte dy apo tri vjeçare kanë qenë rreth shtatë milionë euro, shumë kjo që sipas tij, është shumë e lartë dhe këtë vit e po ashtu edhe në vitin e ardhshëm duhet të ballafaqohen me probleme, mirëpo për vitin 2016 ai ka thënë se kanë disa donacione që janë për kontrata.
Ai u shpreh se kanë bërë kërkesa nëpër ministri për t’u dalë në ndihmë për buxhet, por meqë Kuvendi i Kosovës ende nuk është i konstituuar, kjo ka ndikuar që rishikimi i buxhetit për vitin 2014 nuk është bërë ende dhe janë në pritje.

“Ne kemi bërë kërkesa nëpër ministri, ju e dini që këtë vit kanë qenë zgjedhjet nacionale dhe meqë Kuvendi nuk është edhe më tej i konstituum për t’u marrë me probleme të cilat janë përgjegjësi në Kosovë dhe deri tani nuk ka pasur rishikim të buxhetit. Ne kemi qu projeksione për rishikim të buxhetit edhe për atë shumën që ka qenë e planifikuar për vitin 2014, kemi qu edhe kërkesa të reja po presim. Është siç e dini në muajin tetor ministri i financave në bazë të ligjit për menaxhim të financave dhe ligjeve tjera funksionale, pra ka mundësi që 5% të buxhetit të përgjithshëm të rialokojë nëpër të gjitha, nëpër destinacionet ku është nevoja më e madhe. Ne edhe përkundër këtij fakti, ne nuk jemi ndal, kemi punuar, kemi vazhduar projektet të cilat kanë qenë të nisura kemi pasur edhe shpallje për projekte të reja disa prej tyre kanë filluar, disa prej tyre do të fillojnë shumë shpejtë dhe Komunën e Rahovecit e pret një volum shumë i madh i punëve në këtë periudhë të vitit që ka mbet dhe vitet tjera të qeverisjes sonë”, ka thënë Vehapi.
Sipas Vehapit, edhe pse pushteti i kaluar deklaron që shuma e borxhit që është lënë nga ta nuk është e vërtetë ai tha se kjo gjë mund të vërtetohet shumë lehtë pasi që ekzistojnë dokumentet dhe kontratat të cilat janë bërë.
E, i pyetur se cilat janë pikat kryesore që ky pushtet aktual në Komunën e Rahovecit, ka etiketuar për investime ai theksoi se njëra ndër çështjet kryesore është ajo e infrastrukturës.

“Pikat kryesore janë që çështjet që kanë të bëjnë me infrastrukturën, kanalizimet, infrastrukturën rrugore, infrastrukturën e shkollave edhe çështje tjera do të thotë që kanë të bëjnë për çdo ditë me jetën e qytetarit. Këto janë në fokusin tonë edhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim, në ndërtimin e trotuareve në rregullimin e kanalizimeve në zgjerimin e sistemit të ujit të pijes , në zgjerimin e sistemit të ujit për ujitje, në ndërtimin dhe meremetimin e shkollave. Të gjitha këto janë punë të cilat janë duke u kryer në komunë”, ka deklaruar i pari i Rahovecit.
Ndërsa, tha se kanë krijuar edhe disa lehtësira për qytetarët e kësaj komune ku njëra ndër to është edhe heqja e pagesës së mbeturinave për të nxjerrë dokumente në këtë të fundit.

“Ne këtë e kemi larguar, ka muaj që e kemi hjek dhe qytetarët më nuk janë të obliguar që me marrë dëshmi që kanë paguar për mbeturina por është vetëm kjo çështja e tatimit në pronë, për mbeturina tani qytetarët nuk kanë me pagu e kemi hjek”, është shprehur Vehapi.
Ai po ashtu shtoi se përpos kësaj lehtësire për qytetarët Komuna e Rahovecit ka takuar edhe afaristët e kësaj komune, në mënyrë që bizneset të zhvillohen më lehtë në bazë të kompetencave që ka kjo e fundit.
I pari i Komunës së Rahovecit, gjithashtu foli edhe për dëmet që kanë shkaktuar të reshurat e fundit në këtëKkomunë dhe se dëmet sipas tij janë mbi 200 mijë euro.

“Komuna e Rahovecit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me komisione përkatëse dhe shuma e dëmeve në bazë të raportimeve është e lartë, është mbi 200 mijë euro nëse s’gaboj dikund rreth 200 e 30 mijë euro janë shifra të cilat janë të shkruara……… Ne edhe më tej nuk kemi agjenci të cilat merren me sigurime e pronave të ndryshme qofshin ato banesore ose edhe në bujqësi, për bujqësi nuk kemi fare dhe këto janë çështje të cilat duhet të rregullohen në nivelin qendror. Shteti duhet të ndajë buxhet pastaj edhe kompanive të ndryshme duhet të operojnë në nivel Kosove. Ne por edhe bujqit janë të obliguar për t’i siguruara prodhimet e tyre. Është një taksë e cila do të rregullohet në të ardhmen deri tani nuk ekziston në asnjë komunë e as në nivel vendi dhe në të ardhmen kur rregullohen këto atëherë secili qytetar, secili bujk, secili fermer nuk do ta ketë gajlen e dëmeve të cilat do t’i ndodhin sepse shteti do t’ia kompensojë dhe ju e dini që në Kosovë edhe më tej nuk kemi as sigurim shëndetësor për neve se jo për çështje tjera”, ka thënë ai .
Komuna e Rahovecit njihet si njëra ndër komunat e cila shumicën e të ardhurave e siguron nga bujqësia, pasi që prioritet për këtë komunë janë bujqit./Express/