Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mbi 410 qumështarë përfitues të subvencioneve - Bujqesia.eu

Mbi 410 qumështarë përfitues të subvencioneve

0

subvencione

Mbështetja për prodhuesit e qumështit është duke vazhduar edhe sivjet nga Ministria e Bujqësisë, e cila përmes granteve investive dhe subvencioneve për qumësht sipas cilësisë synon zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori. E ky subvencionim është duke u bërë nëpër faza të ndryshme gjatë këtij viti, ku të hënën MBPZHR-ja ka publikuar thirrjen për aplikim për subvencione për qumësht sipas kategorive të cilësisë për tremujorin e tretë të këtij viti, e cila do të jetë e hapur 30 ditë kalendarike që nga dita e shpalljes.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në tremujorin e parë të këtij viti, kanë përfituar 202 qumështarë subvencione në vlerë prej 142768 euro, ku tashmë këto pagesa janë ekzekutuar, ndërkaq në tremujorin e dytë përfitues kanë qenë 211 qumështarë në vlerë prej 150157 euro, vlerë kjo që fermerëve ende nuk iu është ekzekutuar. E pavarësisht vonesave të këtyre subvencioneve, fermerët thonë se janë të mirëseardhura për ta.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë se subvencionimi i qumështit sipas cilësisë është një nga programet për mbështetjen e këtij sektori me qëllim që të stimulohet ngritja e cilësisë së qumështit, sigurimin e lëndës së parë cilësore për industrinë përpunuese dhe ruajtjen e shëndetit të konsumatorit. “Për këtë vit janë siguruar shuma prej 1.5 milion euro për mbështetjen e fermerëve që prodhojnë qumësht të klasëve: ekstra, Klasa I dhe II sipas legjislacionit në fuqi dhe marrë parasysh deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi në këtë proces”, thonë zyrtarë të MBPZHR-së.
Sipas tyre, sektori i qumështit mbështetet përmes tre programeve, ku përpos subvencionimit të sektorit sipas cilësisë që u përmend më parë, ky sektor subvencionohet edhe për njësi krerë për lopët qumështore dhe të imëtat ( delet dhe dhitë) në prodhimtarinë aktive të qumështit, e po ashtu në mënyrë indirekte ky sektor përfiton edhe nga subvencionimi i misrit, i cili kryesisht përdoret për ushqimin e bagëtisë, prandaj shuma e përgjithshme për mbështetjen e fermerëve prodhues të qumështit për këtë vit është 5,800,000 ( pesë milion e tetëqind mijë euro).
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha konfirmon se disa fermerë kanë marrë subvencionimin për litër të qumështit nga Ministria e Bujqësisë. Sipas tij, pavarësisht vonesave këto subvencione do të ndikojnë pozitivisht te fermerët.
“Po filmimi i subvencionimit të fermerëve për litër të qumështit është hap i qëlluar i cili do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë po ashtu rritjen e fermave dhe shtimin e fondit blegtoral”, tha ai.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit Milazim Berisha edhe pse me vonesa këto subvencione do të kenë ndikime pozitive pasi që do të rritet edhe numri i fermerëve të regjistruar.
Ndryshe, industria përpunuese e qumështit mbështet edhe përmes granteve investive, ku vetëm gjatë këtij viti MBPZRH-ja këtë industri e ka mbështetur me një vlerë prej 1 milion euro. Gjithashtu, kjo industri përmes granteve investive mbështetet edhe nga Komisioni Evropian.
Ndryshe fermerët do të përfitojnë për litër varësisht prej cilësisë. Ekstra klasa do të subvencionohet me 0.06 euro për litër, klasa e parë do të subvencionohet me 0.04 euro për litër ndërsa klasa e dytë do të subvencionohet me 0.02 euro për litër.