Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 MBJELLJA E BARIT PËR KOPSHTE - Bujqesia.eu

MBJELLJA E BARIT PËR KOPSHTE

0

kopshtiDuhet që bari të jetë i vrazhdët, por të duket i kultivuar. Se a do të arrijë bari që të ketë kualitetin e kërkuar, varet edhe nga mënyra sesi është përgatitur toka.
Pas prashitjes së tokës, duhet imtësuar plisat e tokës dhe të largohen gurët dhe rrënjët. Tokës së rëndë argjilore duhet shtuar rërë, kurse tokës me rërë duhet shtuar humus. Gjithashtu plehërimi para mbjelljes ndihmon në rritjen e shpejtë dhe të fuqishme të barit. Sipërfaqja duhet të rrafshohet mirë.
Farën e barit duhet shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Rrafshimin e tokës mund ta bëjmë me cilindër, me të cilin mund të rrafshojmë sipërfaqe më të mëdha.
Sipërfaqe të vogla mund të rrafshojmë me ndihmën e një dërrase. Sipërfaqen tani rregullisht e ujisim, në mënyrë që fara të mbijë.
Kur gjethet e barit arrijnë gjatësinë 10 cm, mundemi që ta kositim për herë të parë. Nëse kositjen e barit e bëjmë shumë herët, bari do të jetë më pak i rezistueshëm. Barojat mundemi që pa problem t’i largojmë me dorë. Barin që e kemi mbjellë me qëllim që aty të zhvillohen lojëra sportive, mund ta shfrytëzojmë vetëm pasi të jetë bërë kositja e tretë.