Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mbjelljet e stinës - Bujqesia.eu

Mbjelljet e stinës

0

lule lule

Nëse do të donim të kishim ballkon të lulëzuar në pranverën e hershme, shtator – nëntor, është momenti i përshtatshëm për të mbjellë bimë bulbore si Tulipani, Narcisi, Fresia, Anemone, Crocus, etj.

E ku ka më mirë se një ballkon i lulëzuar që në fund të shkurtit. Nëse do të donim të kishim ballkon të lulëzuar në pranverën e hershme, shtator – nëntor, është momenti i përshtatshëm për të mbjellë bimë bulbore si Tulipani, Narcisi, Fresia, Anemone, Crocus, etj. Janë bimët e para që çelin pas dimrit të acartë dhe janë spektakolare me ngjyrat dhe format e tyre.

Hapi 1: gjetja e bulbave

Duhet të jenë të shëndetshme pa ngjyrime të errëta që janë shenjë kalbëzimi.

Hapi 2: Përzgjedhja e vazos dhe përgatitja

Këto bimë preferojnë vazo balte pasi rriten e zhvillohen më mirë. Në rast se do mbillen në një vazo të vjetër që kemi në ballkon atëherë veprojmë në këtë mënyrë; Hiqet dheu i vjetër, shpëlahet vazoja me ujë e më pas me klor të holluar për të hequr patogjene të mundshëm, si baktere, vezë apo larva insektesh.

Hapi 3: Përgatitja e substratit

Përzierja e substratit bëhet disa ditë përpara dhe përgatitet në këtë mënyrë:

3 pjesë substrat universal + 2 pjesë torf acide + 1 pjesë volum rëre si dhe disa kokrriza plehu kimik.

Hapi 4: Mbjellja

Merret vazoja shtrohet një shtresë argjil espansa (në pamundësi granil lumi për drenazhim) prej 3 cm. Mbushet me substratin e përgatitur e më pas futen bulbet në thellësinë e duhur dhe të baraslarguar nga njëra- tjetra.

Thellësia:

Tulipani 7-8 cm

Anemone 3 cm

Narcissi 9-10 cm

Fresia 5 cm

Crocus 10 cm

Hapi 5: Ujitja

Ujiten një herë në javë dhe vendosen direkt në parvaz ose poshtë në ballkon, por në vend të ndriçuar mirë. Nëse pas mbirjes, kemi gjethe të kalbura në bazën e bimës, do të thotë që e kemi tepruar me lagështi.