MBPZHR-ja pezullon aktivitetet në sektorin e peshkimit

0

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një vendimi ka pezulluar përkohësisht autorizimin për peshkim sportiv rekreativ, si dhe të gjitha aktivitetet në kuadër të këtij sektori.

Ky vendim i marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së vjen pas raportimeve për keqpërdorim dhe dyshimeve për falsifikim të autorizimeve për peshkim nga Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës. Gjithashtu mosmarrëveshjet dhe kontestimet mes dy kryesive, gjë që kanë sjellë probleme në terren dhe hapësirë për keq menaxhim, është arsyeja tjetër e vendimit në fjalë.

Ministria dëshiron të sqarojë se do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të hetuar çdo keqpërdorim dhe keq menaxhim të supozuar të autorizimeve që i lëshon. Konfirmojmë po ashtu se vendimi mbetet në fuqi deri në sqarimin e të gjitha çështjeve të raportuara.

Për më shumë, gjeni të bashkëngjitur vendimin për pezullimin e autorizimeve për peshkim sportiv rekreativ, si dhe të gjitha aktiviteteve tjera në kuadër të këtij sektori.