Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mbrojtja e Patateve nga Barojat - Bujqesia.eu

Mbrojtja e Patateve nga Barojat

0

KOMPIRAT

Nëse për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike në momentin e përdorimit të herbicideve të tokës (mungesa e lagështisë së tokës, temperaturat e larta), efekti i përdorimit të tyre është jo i plotë, patjetër duhet që patatet të mbrohen nga barojat me herbicide që ndikojnë në mënyrë selektive në patate (duke përdorur pesticidet pas mbirjes së barojave dhe patateve).

Momenti më i përshtatshëm i përdorimit të këtyre herbicideve është kurbimët barishtore janë në fazën e rritjes intensive (barojat gjethngushta kur rriten 3-5, ato gjethgjera 4-6 gjethe) dhe patatet në fazën e rritjes 10-15 cm (fenofaza e formimit të radhëve).

Preparatet që përdoren për asgjësimin e barojave:

Galbenon – Herbicid selektiv kontaktues për asgjësimin e barojave një dhe shumëvjeçare me gjethe të gjera në patate. Përvetësohet nga masa e gjetheve por edhe nga rrënja. Doza e përdorimit në patate është 2-3 l/ha.

Rafal – Herbicid selektiv lokal për asgjësimin e barojave një dhe shumëvjeçare me gjethe të ngushta. Përvetësohet nga gjethet e bimëve barishtore. Doza e përdorimit është 0,8-2 l/h patate.

Para përdorimit të cilido preparat, patjetër duhet lexuar udhëzimin dhe duhet respektuar këshillat!