Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mbrojtja e perimeve - Bujqesia.eu

Mbrojtja e perimeve

0

Në-Shqipëri-alarmi-nga-perimet-e-pjekura-artificialishtMb

Kushtet klimaterike  me shira të shpeshte dhe të bollshme nuk u përshtaten bimëve të kopshtarisë, posaçërisht në periudhën kur ndërrohen fidanët, kur këto bimë janë të ndjeshme nga ndikimet e faktorëve të jashtëm.

Nga ana tjetër,  kushtet e këtilla klimaterike  krijojnë kushte të volitshme  për zhvillimin e parazitëve, shkaktuesit e  sëmurjeve bakteriologjike dhe kërpudhore. Nga arsye të këtilla, është e domosdoshme  që bimët të mbrohen duke përdorë me kohë mjetet për mbrojtjen e bimëve.

Pas pushimit të të reshurave, së pari duhet asgjësuar basrën apo vrugun, tifon e zezë dhe morat e bimës, me kombinimin e efungicideve dhe insekticideve, si më poshtë:

Vokal 2,5 kg/ha +  0,75 kg/ha + Fobos 0,05%.

Për të zvogëluar stresin për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike, të shohetActiveg 5:8:10  3-5 lit/ha.

pas këtij trajtimi, duhet bërë asgjësimin e barojave. Preferohet që të përdoret herbicidi në bazë të metribuzinit.

Nëse kemi të bëjmë me barishte me gjethe të ngushta, duhet tl përdoret  herbicidi afal, në sasi  prej 1,2 lit/ha, por nëse kemi gram (Agropyrumrepens), në sasi 2 l/ha.

Asgjësimi i barojave 10 – 15 ditë  para ndërrimit të fidanëve bëhet me kombinimin e  Treflan (2 l/ha) + rampa (0,5 l/ha duke futur patjetër në thellësi prej 5 – 8 cm ose menjëherë para ndërrimit të fidanëve të trajtohet me herbicid Zanat (4 -6 l/ha).

Para ndërrimit/mbjelljes së fidanëve duhet t ujitet me preparat Balb n tretje prej 025% duke shtuar pleh në gjendje të lëngët Activeg 5:8:10 me tretje prej o,4%.

Para ose në të njëjtën kohë kur bëhet mbjellja e fidanëve duhet asgjësuar insektet e tokës me preparatin FuryGeo, në sasi prej 15 kg/ha.

Pas mbjelljes se fidanëve të specit duhet asgjësuar shkaktarët e basrës apo vrugut, tifon e zezë dhe morat e bimës, me kombinimin e   efungicideve dhe insekticideve, si më poshtë:

Vokal 2,5 kg/ha +  0,75 kg/ha + Fobos 0,05%.