Me një projekt të Komisionit Evropian, Deçani bëhet me ekotreg

0
decani
Projekti për ndërtimin e ekotregut është në kuadër të programit ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi-Kosovë dhe do të realizohet edhe në partneritet të grupit lokal të veprimit “Gjeravica”.
Projekti ka vlerë 189 mijë euro dhe financohet nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë. Ramë Melaj, drejtor komunal i Urbanizmit në Deçan, tregon për KD-së se ekotregu do të ndërtohet në këtë qytezë në hapësirën komunale që gjendet kapur me tregun e gjelbër privat, shkruan sot “Koha Ditore”.
Hapësira e këtij tregu do të jetë 600 metra katrorë dhe në të do të vendosën 35 tavolina për ekspozim dhe shitje të bioprodukteve blegtorale, bujqësore, bletare dhe të mishit.