Më shumë qumësht të dhisë, për shëndet të mirë

0

dhite

Qumështi i dhisë, sipas mendimit të ekspertëve, sa i përket cilësive shëndetësore, është i veçantë. Për shkak të efekteve pozitive në gjendjen e përgjithshme të organizmit si dhe ndikimit në rritjen dhe zhvillimin të fëmijëve dhe të rinjve, qumështi i dhisë i është i njohur për të gjithë ata që kujdesën për shëndetin.

Paketimi i qumështit të dhisë në tetrapak mundëson ruajtjen e cilësive pozitive të këtij artikulli të çmueshëm. Në kohë të sotme, kur  vlerat e prodhimeve  energjetike dhe nutriciste janë bërë faktorë jashtëzakonisht të rëndësishëm në ushqimin e njerëzve,  qumështi i dhisë është gjithnjë e më shumë artikull i kërkuar.

Konsumi i qumështit të dhisë, edhe pse rëndësia e tij është  e njohur kaherë,  ka filluar të shtohet  vetëm në 20 vitet e fundit. Prodhimi aktual i qumështit të dhisë arrin vetëm  2% të prodhimit të përgjithshëm të qumështit në botë.

Nga qumështi i dhisë sot prodhohen lloje të ndryshme të djathërave, që gjithashtu kanë vlerë të pazëvendësueshme ushqyese dhe shëruese. Kaherë  është e ditur se qumështi i dhisë me sukses të madh lufton sëmurjen e TBC-së dhe tani kur sipas shënimeve të OSHB TBC po përhapet serish në shumë regjione të botës, qumështi i dhisë preferohet për përdorim, me qëllim të preventivës nga kjo sëmurje.

Dhia është një kafshë që kërkon pak shpenzime për ta mbajtur. Ajo ushqehet me barë dhe me  gjethe pylli. Të parët tanë, gjatë tërë vitit dhitë i kanë kullotur në natyrë, madje edhe gjatë stinës së dimrit, pasi që dhia mjaftohet me një sasi të vogël ushqimi dhe gjatë dimrit ajo mund të ushqehet edhe me bar të thatë, me myshqe si dhe me maje të degëve të reja drurësh të njomë.

Blegtorët, duke parë  efektet ekonomike të kultivimit të kësaj kafshe shtëpiake, kanë filluar të formojnë ferma dhish dhe kjo ka bërë që në tregun tonë të kemi edhe qumësht edhe djathë dhish. Kosova ka kushte ideale për rritjen e dhive dhe këtë mundësi bujqit tonë duhet shfrytëzuar, sidomos bujqit nga viset rurale të maleve të Sharrit, të Bjeshkëve të Nemuna, të Shalës së Bajgorës dhe të Karadakut.

Rëndësia e kultivimit të dhisë ka të bëjë edhe me konsumin e prodhimit të mishit të saj, që gjithashtu ka materie shumë të rëndësishme ushqyese.