Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mekanizmi, përgatitja për pranverë - Bujqesia.eu

Mekanizmi, përgatitja për pranverë

0

SONY DSC

Gjatë eksploatimit makinat dhe veglat i ekspozohen ndikimeve të dëmshme të brendshme dhe të jashtme, prandaj këto duhet t’i mbrojmë. Mekanizmi bujqësor ka nevojë që rregullisht të mirëmbahet, sepse kjo është masa kryesore e mbrojtjes që ndikon në  afat më të gjatë të përdorimit dhe të qëndrueshmërisë së këtyre mekanizmave dhe veglave bujqësore.

Gjithashtu, mirëmbajtja sipas rregullave do të thotë edhe punë e rregullt dhe cilësore e tyre.  Mirëmbajtjes së mekanizmit, për fat të keq ende nuk i  kushtohet kujdes i duhur, kështu që kemi shumë raste kur shekulli i punës përfundon para përfundimit të periudhës së amortizimit.

Shkatërrimi më i theksuar i mekanizmit  arrihet nëse magazinimi i tyre bëhet në hapësirë të hapur. Nëse nuk aplikojmë mirëmbajtjen e duhur, mekanizmi për çdo vit humb  më së paku 5% nga vlera e tij. Kështu, mekanizmin më së miri është ta mbajmë në hapësira të mbyllura, ne depo të ndryshme, garazha, nën strehë dhe vende nuk  i ekspozohen shumë ndryshimeve të temperaturës, ku nuk ka lagështi dhe ku nuk  arrijnë te reshurat atmosferike.

Problemet më të mëdha i shkakton korrozioni, përkatësisht ndryshku që sipërfaqet e metalta i bën të humbin cilësitë e tyre dhe më këtë shkakton shkatërrimin  e pjesëve të makinës. Mbrojtja nga korrozioni bëhet duke konservuar, përkatësisht duke lyer ma vaj  ose spërkatur sipërfaqet e metalta   me mjetin mbrojtës antikoroziv .

Gabimin më të madh e bëjmë kur duam të kursejmë para me rastin e blerjes së vajit apo mjetit antikorozues  dhe përdorim  vaj motori që është përdorë një herë. Asnjëherë nuk duhet bërë këtë, sepse vaji i përdorur përmban acid squfuri dhe bashkëdyzime të tjera të dëmshme që e brejnë metalin. Me këtë fitojmë vetëm efekt mashtrues të mbrojtjes, sepse në sipërfaqet e metalta nuk paraqitet oksidi i kuq i metalit, por  paraqiten dëmtime m të mëdha të metalit, që me sy nuk mund të shihen.

Mirëmbajtja e  mekanizmit bujqësor ndryshon gjatë vitit dhe këtë mund ta ndajmë në:

mirëmbajtja para fillimit të sezonës (para punëve të pranverës)

mirëmbajtja gjatë punëve (sezona e punëve)

mirëmbajtja pas përfundimit të punëve (periudha e dimrit)

Kur flasin për mirëmbajtjen para fillimit të sezonës, është e rëndësishme  që në vjeshtë, pas përfundimit të punëve të përgatisim mekanizimin për konservim. Efekti i mosmirëmbajtjes shumë shpejt do të  shihet, kur të marrim parasysh shpenzimet për mënjanimin e defekteve, që padyshim do të paraqiten.

Përveç kësaj, duhet të llogarisim edhe  në kohën e humbur për shaka të ndërprerjes së punëve, që shpesh mund të shkaktojnë dëme të mëdha në aspektin ekonomik në kuptim të kryerje së punëve me vonesë në përgatitjen e tokës, mbjelljes dhe të operacioneve të tjera për të cilat duhet të respektojmë në mënyrë strikte afatet agroteknike.

hapi i parë në pranverë për përgatitjen e makinës për mbjelljet pranverore është  dekonservimi, që ka të bëjë me heqjen e shtresës mbrojtëse (pastrimi dhe larja), por disa mjete për konservim nuk ka nevojë të largohen, sepse edhe më tutje shërbejnë si materie për lyerje dhe mbrojtje. Pastaj duhet bërë kontrollin vizuel (kontrolli i gjendjes së rregullt) dhe në rast se konstatohen dëmtime, bëhet zëvendësimi eventual ose rregullimi i pjesës së dëmtuar. Mbrojtja e nga korrozioni bëhet me ngjyrosje, lyeje dhe pastaj makina fillon punën provuese.

Nëse vërehen parregullsi në punë, makina akordohet deri sa të fitojë efektin e duhur. Patjetër duhet shfrytëzuar pjesët e ndërrimit origjinale, sepse vetëm pjesët origjinale japin siguri dhe besim, por edhe garanci. Është shumë e rëndësishme që të evidentohen të gjitha ndreqjet dhe shpenzimet, në mënyrë që të përcillni rentabilitetin e çdo makine. Kur të përfundojmë se investimet e mëtutjeshme në makinë nuk shpaguhen, më së miri është që makinën të zëvendësojmë me një makinë të re.

Traktori si një makinë e domosdoshme,  ka vend kyç sepse kjo makinë është makinë bazë tërheqëse për  kryerje e proceseve të ndërlikuara teknologjike  në prodhimin e prodhimeve të ndryshme bujqësore. Për shkak të rëndësisë që ka traktori, por edhe për shkak të çmimit, kësaj makine duhet kushtuar kujdes me rastin e mirëmbajtjes dhe të përdorimit sipas rregullave.

Momentalisht do të bazohemi në mirëmbajtën e traktorit para fillimit të punëve, do të thotë para lëshimit në punë pas periudhës së pushimit dimëror. Në këtë periudhë është mirë që traktori të vendoset në mbajtës, për shkak të mbrojtjes së gomave. Me rastin  e përgatitjes për punë, nevojitet që traktorin të vemi në pozitë të rrafshtë, në vend të fortë dhe të kontrollojmë shtypjen në goma.

Baterinë, që gjatë dimrit e kemi demontuar dhe e kemi mbajte në vend të ngrohtë, nëse ka nevojë duhet të mbushet, duhet kontrolluar nivelin e elektroliteve që duhet të jetë 1 cm mbi pllakat elektrolite. Nëse niveli i elektroliteve nuk është i mjaftueshëm, të shtohet ujë i destiluar. Duhet pasur kujdes që lidhja e baterisë me kabllo të bëhet në mënyrë të rregullt, + të lidhet me + , dhe – me -, sepse mund të shkaktojmë dëm të madh, sidomos tek traktorët e gjeneratave të reja tek të cilët mund t bëhen dëme të mëdha të pajisjes elektronike dhe zëvendësimi i tyre është mjaft i shtrenjtë.

Gjithashtu duhet kontrolluar nivelin e vajit në motor, transmisionin dhe hidraulikës së traktorit. Patjetër duhet vërtetuar nivelin e vajit në  pastruesin e ajrit (tek traktorët  e tipit të vjetër) si dhe nivelin e papastërtisë të pastruesit të ajrit, në mënyrë që motori të mbrohet  nga thithja e pluhurit. Nëse ndodhë thithja e pluhurit në motor mund të ndodhë harxhimi i tepërt i  pjesëve të lëvizshme të motorit për një kohë të shkurtër dhe pastaj duhet bërë ndreqjen gjenerale të motorit.

Për këtë, vërtetoni të gjithë gypat e  pastruesit si dhe lidhjet  fleksibile nga goma, që mund të pëlcasin. Nëse këtë nuk e bëni,  mund të vini në situatë që të keni shpenzime shumë të mëdha me rastin e riparimit të përgjithshëm të motorit   që janë shumë të mëdha në krahasim me filtrin e ri të ajrit apo me gypin e ri të gomës.

Nëse ka ndonjë defekt  në sistem, më së lehti do ta zbuloni nëse shikoni pastërtinë e degës thithëse të motorit ose të gypave përcjellëse të thithjes së ajrit pas pastruesit. Nëse ekzistojnë shtresa  të grimcave të pluhurit në këto pjesë, ky është indikator i qartë se  problemi ekziston në sistem që duhet evituar patjetër para punëve të pranverës. Ena e lëngut për ftohje (më së miri është antifrizi) duhet të jetë e mbushur deri tek shenja.

Rezervari i karburantit duhet të jetë i mbushur plotë, që të mos ndodhë korrozioni i rezervarit në  kontakt me ajrin. Gjithashtu paraqitet edhe  kondensimi i ujit nga karburanti në muret e rezervarit.  Pikat e ujit ndihmojnë korrozionin e  rezervarit, grimcat e të cilit përfundojnë në sistemet e ndjeshme për thithjen e karburantit dhe shkaktojnë dëmtime të mëdha në pompën e presionit të lartë dhe mbylljen e injektorit. Duhet pasur kujdes në pastërtinë e karburantit, posaçërisht nëse mbushet nga cisterna individuale. Kjo mund të evitohet nëse midis rezervarit dhe gypit të pompës për karburant vendoset një filtër i cili do të ndalte mbeturinat dhe papastërtitë që ndodhen në karburant.

Kur i kryejmë këto punë, ndizet motori dhe  duhet të nxehet deri në temperaturën që nevojitet për punë. Ky është shenjë se motori nuk nxehet shumë dhe se çdo gjë është në rregull. Para fillimit të stinës dhe ndezjen e traktorit duhet vërtetuar se  a është në rregull sistemi i frenimit dhe ai i drejtimit këto sisteme  ndikojnë drejtpërdrejt në siguri me rastin e përdorimit të traktorit. Që puna me traktor të jetë e sigurt dhe vozitja e rehatshme, duhet që të gjitha kushinetat të lyhen me yndyrë speciale.

Mekanizhmi bujqësor përbëhet nga makina, aparate dhe vegla të shumta, që në kushte     e tanishme të përparimit në kuptim teknik dhe teknologjik ndikojnë në çmimin kushtues. Për të arsyetuar këtë çmim, duhet përdorur këta makina  në mënyrë dhe sipas rregullave përkatëse. Këtë mund ta arrijë personi – përdoruesi i makinës që duhet të jetë i edukuar për të punuar me makina të shtrenjta.

Një pjesë e këtij edukimi përfshinë mënyrën  sesi do të mbani makinë e juaj në mënyrë cilësore dhe të rregullt. Nga një person i edukuar në këtë mënyrë mund të presim  se ai punën e tij do ta  kryejë me përgjegjësi dhe me kënaqësi, kurse rezultat i kësaj do të jetë prodhim më i madh dhe me këtë, edhe profit më i madh.