Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mëkat nëse nuk e hani qepën! - Bujqesia.eu

Mëkat nëse nuk e hani qepën!

0

qepa -8-8--8

Qepa e kuqe është e pasur me komponentat e squfurit që janë përgjegjëse për erën e fortë të saj , por edhe për disa efekte të dobishme për shëndetin.
Perfitimet kardiovaskulare
Ka prova shkencore se komponentat e sulfurit në qepe veprojne kunder bllokimit te enëve te gjakut dhe akumulimin e padëshiruar te trombociteve . Në mënyrë të ngjashme , një efekt i dobishëm vepron për uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe triglicerideve, poashtu vepron dhe ne përmirësimin e membranës qelizore në qelizat e kuqe të gjakut. Në kete menyre qepa është e shkëlqyer në parandalimin e sulmeve të zemrës si rezultat i përmbajtjes së jashtëzakonshme të flavonoidit në qepe.
Perdoret per kocka dhe indet lidhese
Studime në njerëz kanë treguar se qepa eshte e shkëlqyer në përmirësimin e dendësise se kockave dhe mund të ketë një ndikim të rëndësishëm për gratë ne menopauze që ballafaqohen me humbjen e saj. Përveç kësaj, gratë që kanë kaluar menopauzën dhe e hane qepen çdo ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e thyerjes se ijeve. I njëjti studim tregoi se grate të moshës më të vjetër, që kane ngrënë më rrallë qepen (një herë në muaj ), nuk kishin shume dobi nga qepa. Përmbajtja e lartë e komponimeve të squfurit ndikojne favorshem në indin lidhës që kërkon squfur për tu formuar.
Anti – Inflamator
Molekulat unike te squfurit në qepe pengojne aktivitetin e makrofageve – qelizat e bardha të gjakut të veçanta që luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe e cila ka funksionin te mbroj për të drejtuar një gamë të plotë të përgjigjeve inflamatore. Aktiviteti i makrofageve është zakonisht një gjë e mirë, por nganjëherë ndalimi i veprimtarisë së saj është vendimtare qe inflamacioni kronik te jete nën kontroll. Antioksidantet nga qepa janë një burim i madh i anti – inflamatoreve, sepse parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup. Kur ne trup ka më pak acide yndyrore, qepa prodhon më pak inflamacion dhe e mban nivelin e inflamacionit nën kontroll.
Mbrojtja kunder kancerit
Eshte treguar se qepa zvogelon rrezikun prej shume lloje te kancerit, edhe kur konsumohet ne sasi te vogel (kanceri i zores se trashe, kanceri i fytit dhe i vezoreve). Megjithate, mos kurseni ne qepe nese deshironi ti keni te gjitha perfitimet shendetesore te qepes. Mundohuni te shtoni se paku nje qepe ne pergaditjen e ushqimit, dhe ne pjaten tuaj te gjindet se paku gjysme qepe.
Perfitime te tjera shendetsore
Qepa eshte treguar e shkelqyer ne permiresimin e nivelit te sheqerit ne gjak, dhe ne parandalimin e infeksioneve bakteriale. Se bashku me komponimet e squfurit, antioksidansi quercetin nga familja e flavonoideve ka aktivitet te forte antibacterial. Interesante, nje studim tregoi qe qepa e fresket, e grire, e pagatuar ka me shume efekt antibakterial ne bakteriet e padeshiruara, por nese e leni ate shume ne ajer (2 ore) – ajo humb te gjitha perfitimet me te favorshme antibakteriale. Prandaj eshte shume e rendesishme metoda e pergaditjes dhe ruajtjes se qepes, nese nga ajo deshironi t’i keni me te mirat./Indeksonline/