Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mëlmesat vjeshtore e pasurojnë shijen e ushqimit. - Bujqesia.eu

Mëlmesat vjeshtore e pasurojnë shijen e ushqimit.

0

melmesat

Mëlmesat vjeshtore e pasurojnë shijen e ushqimit, por edhe e promovojnë shëndetin. Në fakt, studimet kanë treguar se kanella, xhenxhefili, shafrani dhe hudhra, mund ta zvogëlojnë rrezikun nga çrregullimi emocional sezonal dhe ta lehtësojnë punën e sistemit të tretjes, gjë që do t’ju nevojiten me fillimin e konsumimit të ushqimit më të rëndë dhe më yndyror.

Kanella
Një numër i madh i studimeve është kryer në temën e kanellës. Me çdo studim të ri zbulohet ndonjë avantazh i ri i kanellës. Studimet e deritanishme kanë treguar se kanella mund të ndihmojë në parandalimin e gripit, ftohjes, problemeve të tretjes, obesitetit dhe diabetit të tipit 2.

Hudhra
Hudhra njihet prej kohësh si një mëlmesë me veti shëruese çudibërëse. Studimet e mëparshme kanë treguar se hudhra mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të ftohjes dhe gripit, por edhe mund ta përshpejtojnë shërimin.

Xhenxhefili
Xhenxhefilin duhet ta keni gjithmonë në kuzhinën tuaj. Ai mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e një sërë sëmundjesh, nga ndjenja e fryrjes e deri tek dhimbja e fytit. Xhenxhefili e ka një efekt të shkëlqyer antiinflamator dhe ai do t’ju bëjë mirë në lehtësimin e dhimbjeve në nyja dhe muskuj, të shkaktuara nga gripi.

Shafrani
Kurkumina, një përbërës i fuqishëm i shafranit, mund ta rregullojë disponimin tuaj dhe t’i lehtësojë simptomat e depresionit. Shkencëtarët kanë konstatuar se shafrani mund ta zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të ndryshme dhe të luftojë kundër një numri të viruseve, përfshirë edhe virusin e gripit, ftohjes dhe hepatitit C.