Mënyra e kultivimit të bizeles

0

bizelja

Bizelja i takon familjes së bishtajoreve  dhe rrjedh nga  Meksika dhe Amerika Jugore. Në Evropë ka filluar të kultivohet në shekullin e 16-të dhe për shkak të cilësisë dhe kultivimit të lehtë, është përhapur shumë shpejt në tërë kontinentin. Është një artikull shumë i dobishëm dhe antioksidant i mirë natyror dhe si ilaç parandalues i sëmurjeve të ndryshme.

Ky perim përmban përbërës të ndryshëm të dobishëm siç janë:  albuminet,  fibra bimësh, omega 3,  thartira yndyre, arginin. Bizelja dhe fasulja  i takojnë grupit të njëjtë botanik, në të cilin bëjnë pjesë duke marrë parasysh mënyrën e formimit të llojit me bishtja cilësore pa “penj”  dhe me shtresë pergamenti që e quajmë bizele dhe llojet me kokërr të pjekur cilësore me formë, madhësi dhe ngjyrë të ndryshme, që  e quajmë fasule.

Bizelja ndahet në lloje të ulëta (50-60 cm) dhe lloje të larta (më shumë se tri m) Nga llojet e ulëta janë shumë të përhapura: lloji pikter, galotin 50, favorit, harvester, nijagara , aprajt dhe llojet të ndryshme vendore. Nga llojet e verdh është  enjohur bizelja lapsi i artë.

Nga llojet e larat më e njohur është puterka që ka fara të mëdha me ngjyrë të mbyllur manushaqe , bishtaja e së cilës arrin deri në 15 c. Për vjelje të bizeles në vjeshtë, mbjellja bëhet në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit dhe është gati për vjelje në tetor dhe në fillim të nëntorit.

Prodhimi pranveror fillon me mbjellje në muajin shkurt kurse vjelja në muajin prill përpunimi fillestar i tokës për mbjellje të bizeles bëhet menjëherë pas  heqjes së kulturës së mëparshme.  Shtresa  sipërfaqësore e tokës mbahet në gjendje të shkriftë, barojat asgjësohen dhe bimët mbrohen nga  sëmurjet dhe dëmtuesit. Ujitja e rregullt është një prej parakushteve për prodhimtari të sigurt.

Në mbjelljen vjeshtore arrihen rendimente më të ulëta por me cilësi të bishtajave dhe vjelje të dytë gjatë sezonës dhe me këtë edhe fitim më i madh.  Mbjellja duhet të bëhet sa më herët, sepse çdo vonesë në mbjellje sjell zvogëlim të rendimentit dhe me vonesë humbet edhe energjia diellore, e cila nuk mund të kompensohet as me ujë as me pleh.