Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mënyrat ekologjike për kultivim të bimëve - Bujqesia.eu

Mënyrat ekologjike për kultivim të bimëve

0

organic planing

Bimët në prodhimtarinë ekologjike ushqehen me pleh dhe kompost cilësor, barojat eliminohen në mënyrë mekanike, bimët spërkaten me preparate të bimëve, kurse bimët e infektuara rregullisht largohen.

Bimët për preparate mbrojtëse mund të shfrytëzohen në gjendje të freskët dhe në gjendje të tharë. Duhet t’i vjelim menjëherë para lulëzimit, në kohë me diell. Pastaj duhet terë në vend të pastër, të ajrosur dhe nën hije. (shtrihen në shtresë të hollë në një rrjet dhe herë pas herë duhet rrotulluar). Bimët e terura duhet ruajtur në thasë nga konopi ose në arka druri. Bazë për bimë të shëndoshë dhe rezistuese është toka e shëndoshë nga e cila bima rritet dhe nga ku e merr ushqimin. Është vërtetuar se në tokë të shëndoshë rriten më pak baroja. Nëse në kopsht nuk ka drejtpeshim natyror, mund të paraqiten dëmtues të ndryshëm dhe sëmurje të ndryshme, të cilat mund të shkatërrojnë kulturat e mbjella.

Nga hulumtimet e bëra është konstatuar se ekzistojnë 3 grupe bimësh, të cilat mund të përdoren për mbrojtje. Bimët që shpejtojnë rritjen dhe që begatojnë dhe plehërojnë tokën janë hithi, kufirma (Symphytumofficinale), fara dhe lulja e koprit, gjuha e kaut, filizat dhe gjethet e domateve, gjethet e panxharit. Këto bimë përdoren si pleh në gjendje të lëngët për të aktivizuar jetën në tokë.

Nevojitet që bimët t’i imtësojmë dhe t’i vendosim në enë nga dheu, druri ose plastika por jo në enë të metalta. Ena duhet të mbushet deri në maje dhe duhet të laget me uji shiu, liqeni ose lumi (uji nga ujësjellësi për shkak të klorit nuk preferohet). Ene duhet të qëndrojë në diell, të mbulohet me rrjetë ose me dërrasa dhe dy herë në ditë duhet të përzihet.Kur lëngu fillon të shkumojë, duhet futur një grusht miell guri (në 10 litra ujë) për të evituar aromat e pakëndshme. Pas dy tri ditësh me diell, plehu është i gatshëm (kur më nuk shkumon). Përdoret për ujitjen e tokës rreth bimës i zbutur 1:10 për pimë gjethore dhe 1:2 për bimë prodhuese.
Myku i domateve

Bimët që luftojnë parazitët janë hithi, gjethet e bungut të mbledhura në vjeshtë, hudhra, gjethi i ravenës, gjethi i shtogut, pelini, kamomili dhe të gjitha bimët që përmbajnë tanin (lëvorja e bungut, gjethet e arrës). Gjethet duhet të imtësohen dhe të lagen me uji shiu 1-3 ditë, të kullohen dhe me këtë të spërkaten pemët dhe perimet.Këtë lëngë duhet përdorur para se të fillojë fermentimi (para se në sipërfaqe të paraqitet shkuma).

Bimët që parandalojnë sëmurjet janë bargjani (Eqiusetumarvense), gjethi i plepit i mbledhur në vjeshtë, fieri, fieri i shqiponjës, hudhra, prasi, qepa. Nevojitet që këto bimë të lagen në ujë shiu 24 orë dhe pastaj në të njëjtin ujë të valohen 30 minuta. Duhet lënë të mbuluar që të ftoftë, të kullohet dhe me të të spërkaten bimët.

Preparatet natyrore për asgjësimin e sëmurjeve

Preparati kundër morrave të bimëve. Përbërja bazë e preparatit kundër morrave të bimëve është hithi. Në 10 litra ujë të shiut, treten 1 kg gjethe të freskëta e të imtësuara të hithit ose 100 -200 kg gjethe të thata. Të mbahen të mbuluara 24 orë dhe jo më gjatë sepse mund të zvogëlohet efekti i preparatit. Pasta duhet kulluar dhe me këtë lëngë spërkatet bima e sulmuar 3 deri në 5 ditë. Ky preparat mund të shërbejë edhe si ushqim i bimëve. Hithi mblidhet mu para lulëzimit, deri sa ende është i njomë, sepse atëherë është më i fuqishëm.

Mjetet nga bargjani kundër ndryshkut, mykut, merimangave dhe merimangës së kuqe. Bimët e sëmura në homeopati shërbejnë për bërjen e tretjeve të mëdha, p. sh. myku në domate me sukses asgjësohet me kompost nga domatet e sëmura nga myku.
Këpuja ose bargjani rritet në vende të lagështa, kështu që mund të gjendet në afërsi të lumenjve dhe prrenjëve. Përdoret kundër ndryshkut dhe mykut, kundër merimangave dhe merimangës së kuqe. 1 kg, të këpujës së freskët tretet në 10 litra ujë dhe në ujë qëndron 24 orë. Pastaj ngadalë valohet 30 minuta. Kur lëngu të jetë ftohur, duhet holluar me ujë 1:5 dhe me të duhet spërkatur bima. Lëngu nga këpuja ose bargjani mund të përzihet me materien nga hithi në raport 1:1 dhe si të tillë të përdoret për spërkatjen e bimëve. Rrit efektin në luftën kundër parazitëve dhe në të njëjtën kohë ushqen bimën.

Mjeti për spërkatje nga qepa dhe hudhra përdoret kundër merimangave dhe mykut dhe në rastin kur gjethet marrin ngjyrë kafje. 500 gr. të qepës dhe të hudhrës së grimcuar hedhen në 10 litra ujë. Kur lëngu pushon së shkumuari, duhet holluar me sasi dhjetë fish ujë dhe me këtë ujë duhet spërkatur tokën kundër mykut. Nga fletët e ziera të qepës mund të bëhet lëngu për spërkatje kundër insekteve.

Mjeti kundër morrave të gjetheve dhe sëmurjeve kërpudhore. Morrat e gjetheve nga bima mund të mënjanohen me vrushkull uji, në mëngjes, në mënyrë që bimët të teren më vonë në diell. Nëse kjo nuk ndihmon, mund të përdoret ndonjë nga mjetet natyrale.
kundër morrave të gjetheve, ndryshkut, merimangave, vemjeve dhe thneglave në 10 l ujë (ujë shiu) tretet 300 gr. gjethe dhe lule të freskëta të pelinit ose 30 gr. gjethe të thata të pelinit. Të qëndroj pelini të laget në ujë 2 -3 ditë dhe pas kësaj lëngu është i gatshëm për spërkatje.

Plehu i lëngshëm nga hithi. Enën nga plastika ose druri duhet mbushur deri në gjysmë me hith dhe pastaj të mbushet plotë me ujë. Ena duhet të mbulohet me rrejte dhe lëngun duhet përzier dy herë në ditë. Kur lëngu pushon të shkumojë, plehu është gati. Të përdoret për spërkatje në raport 1:10.

Plehu i lëngët nga gjethet e kufirmës (Symphytumofficinale). Kufirma përmban hekur, kalcium, kalium, fosfor dhe mangan. Të gjitha këto mikroelementi i nevojiten bimës për rritje dhe zhvillim normal. Plehu nga Kufirma e forcon bimën dhe e begaton me minerale. Përgatitet njësoj sikur edhe plehu nga hithi. Pas qëndrimit disa ditësh, kur pushon të shkumojë ka ngjyrë kafje dhe aromë jo të mirë që të përkujton plehun e stallës. Duhet holluar me ujë në raport 1:10 Me përzierje 1:1 të plehut nga hithi me plehun nga kufirma, fitohet pleh cilësor.

Rrënja e kadifesë (lloj luleje) sekreton fitotoksine që janë të helmueshme për kërpudhat parazitë si dhe për krimbat që shkatërrojnë rrënjët. Në vendet ku rriten kadifeja dhe kumaku, në tokë nuk ka dëmtues toke dhe kërpudha.

Fluturën e lakrave më së miri e largojmë nga kopshti nëse në afërsi mbjellim domate, sepse këto nuk pëlqejnë aromën e domateve.