Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Merimanga e kuqe e bimëve - Bujqesia.eu

Merimanga e kuqe e bimëve

0

matrimanga e kuqe

Është e përhapur në zonat e ngrohta të vendit tone, sidomos në zonën bregdetare. Prek agrumet dhe shume kultura të tjera, sidomos blirin dhe gështenjën e egër.
Mbi gjethet e prekura në fillim shkaktohen njolla të verdha, të cilat me vone zgjerohen dhe marrin një ngjyre të kuqe që është shume karakteristike. Zakonisht gjethet e prekura mbështillen, thahen dhe bien para kohe, si pasoje bima nuk përveton mire, dobësohet, pakësohet prodhimi i luleve dhe i frutave. Gjithashtu bimët dhe lulet zbukuruese zakonisht humbasin bukurinë e tyre. Demet me të mëdha ndodhin kur vera është e nxehte dhe e thate.
Përshkrimi
Trupin e ka në forme vezake, të gjate rreth 0.5 mm me qime të gjata të shpërndara në grupe mbi sipërfaqen e tij. Ngjyra e trupit është e verdhe ose e kuqërremtë, me një brez në mes me ngjyre me të hapur. Këmbët janë të gjata, të mbuluara me push.
Mënyra e jetesës
Dimëron si merimange e rritur në mes të çarave të lëkurës, ose me shpesh në toke mes rrënjëve. në pranvere ato dalin nga vendet e dimërimit, kalojnë mbi gjethet e agrumeve dhe atje fillojnë të ushqehen duke thithur lëngjet e bimës, në fillim nga pjesët e gjethes afër nervaturave, ndërsa me vone nga e gjithë gjethja.
Mbi gjethet e prekura, merimanga prodhon fija të holla mëndafshi, duke formuar kështu një lloj pëlhurë, nen të cilën qëndron e fshehur dhe e mbrojtur. Këtu po ashtu behet kopulimi dhe femra e fekonduar vendos vezët. Çelja dhe zhvillimi i larvave behet shume shpejt. Ka 5-6 brezni në vit. Numri me i madh i individëve të merimangave është në muajt e verës.