Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Merimanga e kuqe - Bujqesia.eu

Merimanga e kuqe

0

merimanga e kuqe

Është e përhapur në të gjitha zonat e kultivimit të pemëve frutore të botës. Edhe në vendin tonë, pavarësisht nga intensiteti i prekjes është e përhapur në të gjithë vendin. Preferon të ushqehet në bimën e mollës, pjeshkës, kumbullës, e më pak në dardhe, qershi e vishnje. Në vite të veçanta, merimanga e kuqe është e përhapur edhe në formën e invazionit (mbi 100 merimanga për gjethe)

Femrat kanë trup 0.3-0.5 mm të gjatë në formë vezake, ngjyrë të kuqe të errët.

Në anën shpinore, kanë nga 26 qime të bardha, që dalin nga lythat e radhitur në shtatë rreshta.

Meshkujt janë 0.25-0.35 mm të gjatë, kanë ngjyrë të gjelbër ose të verdhë dhe gati formë trekëndëshi, pjesa e pasme e të cilëve ngushtohet.

Vezët janë 0.15-0.20 mm të gjata, të rrumbullakëta, të kuqe dhe me bisht në maje, si koka e qepës së vogël. Vezët verore janë më të ndritshme.

Larvat janë 0.16-0.18 mm të gjata, të kuqe dhe me nga tri palë këmbë.

Përshkrimi i dëmeve

Merimanga e kuqe është dëmtuese polifage mjaft e përhapur, prek pemët, hardhinë e rrushit, dhe shumë kultura të tjera bujqësore.

Dëme shkaktojnë stadet që lëvizin, duke thithur lëngje nga pjesë të ndryshme të hardhisë së rrushit, sidomos nga gjethet, sythat dhe lastarët e rinj.

Në gjethe, dëmet manifestohen me njolla të bardha, të cilat kur bëhen shumë, bashkohen dhe përfshijnë krejt gjethin.

Gjethet e prekura rëndë, fillimisht zverdhen, pastaj marrin ngjyrë bakri të kuqërremtë dhe bien në tokë para kohe. Në këtë mënyrë çrregullohet fotosinteza, rritet transpiracioni, zvogëlohet cilësia dhe rendimenti.

Cikli i zhvillimit të dëmtuesit

Merimanga e kuqe dimëron në stadin e vezës, zakonisht në degët dyvjeçare, rreth sythave dhe në vend degëzime të pemëve dhe të hardhisë.

Në pranverë, zakonisht në prill, nga vezët dimërore zhvillohen larvat të cilat ushqehen me gjethe të porsaformuara ku zhvillohen për 10-15 ditë, varësisht nga kushtet e ambientit.

Në maj, femrat e rritura ushqehen dhe kopulohen, pastaj bëjnë vezë verore të cilat i vendosin në anën e poshtme të gjetheve, zakonisht në të dy anët e damarëve.

Në gusht-shtator, gjenerata e fundit bën vezë dimërore. Zhvillon 8-10 gjenerata gjatë një viti, varësisht nga kushtet klimaterike. Koha e ngrohtë dhe pa të reshura e favorizon zhvillimin e dëmtueses.

Edhe përdorimi joracional i preparateve kimike, sidomos në bazë të karbarilit (luftojnë edhe grabitqarët), krijon kushte të volitshme për zhvillimin e merimangës.

Metodat e monitorimit të dëmtuesit

Monitorimi i dëmtuesit fillon qysh në periudhën e dimrit, duke numëruar vezët dimërore dhe në këtë rast nëse konstatohen më shumë se 500 vezë për metër gjatësi të lastarëve i cili konsiderohet si pragu kritik, atëherë rekomandohet ndërmarrja e masave për menaxhimin e dëmtuesit.

Gjatë vegjetacionit për monitorimin e dëmtuesit përdoret metoda e shkundjes së lastarëve dhe në këtë rast, varësisht nga faza e zhvillimit të hardhisë së rrushit edhe pragu kritik ndryshon.

Pragu kritik

Gjatë dimrit > 500 vezë/m gjatësi të lastarit, dhe gjatë vegjetacionit >10 imago (insekte te rritura) apo larva/gjethe

Menaxhimi i dëmtuesit

Masat agroteknike – Plehërimi i balancuar me plehra minerale dhe shmangia e përdorimit të sasive të tepruara të azotit, të cilat favorizojnë paraqitjen dhe përhapjen e dëmtuesit.

Masat fizike – Eliminimi i lastarëve të infektuar gjatë krasitjes së pemëve, ndikon në zvogëlimin e populacioneve të merimangës së kuqe.

Masat biologjike – Në shumë vende të Evropës përdoren merimangat predatore Typhlodorus pyri, në luftën biologjike për zvogëlimin e populacioneve të merimangës së kuqe.

Armiqtë natyral më efektiv janë këpushat predatore të familjes Phytoseiidae, veçanërisht në gjinitë Amblyseius, Neoseiulus, Typhlodorus dhe Euseius. Typhodorus pyri është predatori më i rëndësishëm. Këpushat në familjet e tjera janë gjithashtu predatorë të rëndësishëm, të tillë si Stigmaeidae, veçanërisht Zetzellia mali dhe Agistemus spp.

Masat kimike – Insekticidet bioteknike (rregullatorët e zhvillimit të dëmtuesve) dhe akaricidet specifike, sidomos bioinsekticidet janë selektiv dhe pengojnë zhvillimin e merimangës së kuqe.

Duhet shmangur përdorimin e shpeshtë të insekticideve organofosforike për t’i ikur krijimit të rezistencës së dëmtuesit ndaj këtyre preparateve. Gjatë periudhës së qetësisë relative (dimrit) të përdoren preparatet kimike për luftimin e vezëve në mënyrë që të zvogëlohen populacionet e dëmtuesit. Gjatë vegjetacionit të përdoren preparatet kimike selektive (akaricidet) konform situatës reale në teren, sa i përket numrit të këtyre dëmtuesve./Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës