Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 MERINOSI MISHATAK FRANCEZ (Merinos Précose) - Bujqesia.eu

MERINOSI MISHATAK FRANCEZ (Merinos Précose)

0

merino

Është dele e hershme dhe mishatake franceze. Ka trup të madh, me skelet të fortë, ndërtim trupor të fortë dhe harmonik, me muskulaturë të shprehur dhe me thellësi, gjerësi e gjatësi trupore të shkëlqyeshme. Mjaft mirë e mbuluar me lesh me ngjyrë të bardhë.

Lartësia e xhidavisë tek deshtë është 70-80 cm, kurse tek delet 65-70 cm. Masa trupore tek deshtë 100-120 kg, kurse tek delet 65-80 kg. Rrezja e leshit arrin 35-40%, me prodhimtari të leshit 7-9 kg të deshtë dhe 5-6 kg të delet dhe me diametër të fijes rreth 25 μ.

Është fituar përmes kryqëzimit ndërmjet racave Merinos bambuje, si material amë dhe deshve të racës angleze Leiqester.
Trupi i saj karakterizohet me gjerësi mjaft të shprehura, me muskulaturë mirë të zhvilluar dhe me trup në formë të paralelepipedit. Këmbët i ka mesatarisht të gjata, qafën e shkurtë e muskulore, deshtë dhe delet janë pa brirë. Masa trupore mesatare te deshtë është 100-120 kg, kurse te delet 65-70 kg. Janë mirë të mbuluara me lesh, bashka është e tipit të mbyllur dhe me lesh të njëtrajtshëm. Prodhimtaria e leshit te deshtë është 7-8 kg, kurse te delet 4-4,5 kg, me rreze 45% .