Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mielli i Kosovës i plotëson të gjitha standardet - Bujqesia.eu

Mielli i Kosovës i plotëson të gjitha standardet

0

mielli i Kosoves

Lidhur me disa raportime në media të caktuara, Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka sqaruar për opinionin publik fatet që kanë të bëjnë me prodhimin e miellit.
Reagimi i plotë i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës
Në Kosovë operojnë mbi 60 fabrika të prodhimit të Miellit me numër direkt të të punësuarve që e kalon shifrën 2,000, dhe me punësim indirekt të rreth 30,000 fermerëve të regjistruar në regjistrat e Ministrisë së Bujqësisë.
Cilësia e miellit, apo më mirë të themi, produktet e ndryshme të miellit të prodhuara në Kosovë i plotësojnë të gjitha standarde të nevojshme dhe janë produkte me siguri të lartë ushqimore. Këtu duhet shtuar se nga mbjellja e farës nga fermerët e deri te korrja e tyre, ato monitorohen në mënyrë konstante nga institucionet kompetente vendore.
Gjithashtu fabrikat për përpunimin e grurit në Kosovë posedojnë teknologjinë më të avancuara në rajon dhe kanë kapacitetet më të larta prodhuese të cilët operojnë në bazë të ISO dhe HACCAP standardeve; si dhe me laboratorë të akredituar në bazë të standardeve ndërkombëtare.
Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë publikisht institucionet e Republikës së Shqipërisë, Kryeministrin Edi Rama, Ministrin Edmond Panariti dhe Ambasadorin Qemal Minxhozi për angazhimin e tyre në eliminim e barrierave të panevojshme tregtare të cilat ishin shfaqur kohëve të fundit.
Angazhimi i tyre në formimin e grupeve të përbashkëta punuese për harmonizimin e standardeve të prodhimeve bujqësore do të krijoj mundësi te reja për sipërmarrësit dhe fermerët e dy vendeve tona. Hapa të ngjashëm duhet të merren edhe në sektorët e tjerë të ekonomisë deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët i cili është unifikimi i dy tregjeve tona në një të vetëm.
Në konferencën e fundit për media të mbajtur në zyrat e OEK-ut ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha institucionet relevante të kësaj fushe, duke filluar nga Ministri Blerand Stavileci, Kryeshefi i AVUK-ut Valdet Gjinovci, Kryetarët e Odave Amerikane dhe Kosovare Arian Zeka dhe Safet Gërxhaliu si dhe pjestarët e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, janë sqaruar me fakte dhe argumente çështjet e nivelit të proteinave dhe cilësisë në Bashkimin Europian dhe implementmin e tyre nga fermerët dhe prodhuesit kosovarë.
Shoqata jonë është tejet e shqetësuar me disa shkrime spekulative të mediave të caktuara, të cilat për interesa të ndryshme dhe pa fakte dhe argumente dëshirojnë të shkatërrojnë Bujqësinë dhe Industrinë e Miellit në Kosovë, të cilët me djersën dhe mundin e tyre kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë Kosovare.
I bëjmë thirrje këtyre Mediave të caktuara që nëse kanë fakte të tilla të pretenduara, ti prezentojnë ato tek institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, dhe ti ndalojnë shkrimet e tilla spekulative që inkriminojnë të gjithë Bujqit dhe prodhuesit e Miellit në Kosovë. Shkrime të tilla të pabazuara mund të lënë pasoja psikologjike të pariparueshme tek konsumuesit e miellit kosovar.