Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mijëra fidanë të mjedrës të importuar nga Serbia me kancer të rrënjës! E qëllimshme apo jo? - Bujqesia.eu

Mijëra fidanë të mjedrës të importuar nga Serbia me kancer të rrënjës! E qëllimshme apo jo?

0

mjedra

Javën e kaluar Agjencia e Ushtrimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), respektivisht Inspektorati Finosanitar ka asgjësuar në Podujevë më shumë se 29 mijë e 600 fidanë të mjedrës, të cilat ishin importuar nga Serbia dhe ishin destinuar të shiten në tregun e Kosovës.

AUV kishte thënë se asgjësimi i mjedrave u bë me arsyetimin se ishin të infektuara me sëmundjen e kancerit të rrënjës.

Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit (AUV), Lamir Thaçi ka thënë për Indeksonline se fidanët e Mjedrës të cilat janë asgjësuar, kanë rezultuar pas analizave laboratorike pozitiv me sëmundjen e kancerit të rrënjës Agrobacterium tumefaciens.

Sipas tij, pas kësaj, inspektorati ka ndërmarr menjëherë masën e asgjësimi i tyre, që ishin mijëra rrënjë.

“Fidanët e Mjedrës me sëmundjen e konstatuare  pas asgjësimit nuk paraqesin rrezik. Po të ishin mbjell të infektuara përveç dëmeve ekonomike që kishin shkaktuar për shkak të mos mbirjes, po ashtu edhe  sipërfaqet e mbjella të tokës ishin infektuar. Në secilin vende ku konstatohet ky dëmtues nuk preferohet që të mbillet kjo kulturë  për 5 vitet e ardhshme”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se ky dëmtues  me Ligjin e Mbrojtjes se bimëve Nr. 04L-120, është dëmtues karantinë.

AUV njofton se në secilin rast kur ka prezencë të sëmundjeve karantine tek bimët, inspektori nxjerr vendim për asgjësim të tyre, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe dëmtimin e fermerëve.