Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ministri Krasniqi fton të rinjtë të merren me bujqësi dhe premton përkrahje për ta - Bujqesia.eu

Ministri Krasniqi fton të rinjtë të merren me bujqësi dhe premton përkrahje për ta

0

memli

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka thënë se në vitin 2015 kjo ministri do të ketë buxhet prej mbi 60 milionë euro, e që përben një rritje 100% në krahasim me vitin 2014. Duke parë këtë ai ka ftuar në veçanti të rinjtë që të merren me bujqësi dhe ka premtuar se përkrahja nga shteti nuk do të mungojë.
“Në Kuvendin e Kosovës u miratua Buxheti për vitin 2015.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ketë një rritje të ndjeshme buxhetore për vitin që po vjen, duke e tejkaluar shifrën prej 60 milionë eurosh. Kjo nënkupton një rritje substanciale të subvencioneve dhe granteve në bujqësi dhe zhvillim rural e që do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Ne jemi në fazën e finalizimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, i cili do të krijoj mundësi të reja për fermerët dhe afaristët tanë. Bujqësia mbetet një nga sektorët kryesorë të zhvillimit të vendit dhe unë i ftoj të gjithë, e në veçanti të rinjtë, që të rrisin interesimin për këtë sektor, të zhvillojnë ide afariste konkurruese për këtë fushë dhe përkrahja institucionale nuk do të mungojë”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/