Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ministria e ambientit: Si të mbroheni nga ajri i ndotur - Bujqesia.eu

Ministria e ambientit: Si të mbroheni nga ajri i ndotur

0

ajri i ndotur pr

Para disa ditësh indeksi i cilësisë së ajrit ka shënuar shifrën 500. Kjo normë sipas të dhënave të Ministrisë së Ambientit hynë tek zona me e rrezikshme dhe se për tu mbrojtur nga ky ajër, të gjithë duhet të shmangin të gjitha aktivitetet fizike dhe duhet të qëndrojnë në ambient të mbyllur.

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor ka publikuar një Udhëzues për Mbrojtja nga ndotja e ajrit, ku ka shpalosur të dhënat lidhur më atë se cila është cilësia e lejuar e ajrit dhe cila është mbi normë. Në këtë udhëzues, janë sugjeruar hapa se çka duhet të bëhet nëse vlera e ajrit tejkalohet. Bile, sipas Ministrisë, ndotja e ajrit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë këtu sulmet e astmës, sulmet e zemrës, goditje në tru dhe vdekjen e hershme. Të gjitha normat që janë paraqitur në këtë udhëzues si të pashëndetshme dhe të rrezikshme janë tejkaluar dhe i përgjigjën të gjitha sëmundjeve të përmendura, shkruan lajmi.net.

Sipas këtij udhëzuesi, niveli i mirë i ajri është nëse shifrat e matjes shënojnë 0-50. Dhe nëse shënohet kjo normë, Ministria ka shënuar se është një ditë e bukur për të qenë aktive edhe jashtë.

Sipas MMPH, ‘mesatare’ është norma 51-100 dhe për këtë mund të brengosën vetëm personat që mund te jenë të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit. ‘E pashëndetshme’ për grupet e ndejshme është norma 101-150. Ndaj kësaj gjendje grupet e ndjeshme përfshijnë personat me probleme me zemër dhe me mushkëri, të moshuarit, fëmijët dhe të rinjtë. “Grupet e ndjeshme: zvogëloni aktivitet e gjata e të lodhshme. Është në rregull me qenë aktiv edhe jashtë, por bëni më shumë pauza dhe kryeni aktivitet me më pak intensitet. Kujdes simptomave si kollitja, mungesë e ajrit gjatë frymëmarrjes. Personat me astmë: duhet të i përmbahen planeve të tyre dhe të kenë me vete medikamentet,për lirim të shpejt të frymëmarrjes”, thuhet në sqarimin e Ministrisë lidhur me normën e ajrit prej 101-150.

‘E pashëndetshme’, po ashtu , sipas Ministrisë shënohet norma 151 – 200, dhe nga kjo normë duhet të ruhen të gjithë. “Grupet e ndjeshme: Shmangni aktivitetet e rënda. Përpiquni që aktivitetet ti kryeni brenda ose i shtyni ato për kohën kur cilësia e ajrit është më e mirë. Të gjithë tjerët: Shmangni aktivitetet e rënda dhe të gjata. Bëni më shumë pauza gjatë aktiviteteve jashtë”, thuhet në udhëzuesin e ministrisë lidhur më këtë normë.

‘Shumë e pashëndetshme’ është norma 201-300 dhe duhet të ruhen të gjithë. Grupet e ndjeshme është sugjeruar që t’u shmang të gjitha aktivitetet fizike jashtë dhe se aktivitetet duhet të kryeni brenda ose të shtyen ato kur cilësia e ajrit është më e mirë jashtë. Ndërkaq, të gjithë tjerët duhet t’i shmangën aktivitetet e rënda dhe të gjata.

‘E rrezikshme’ është cilësuar norma 301-500, dhe kjo sipas ministrisë është brengosëse por të gjithë. “Të gjithë: Shmangni të gjitha aktivitetet fizike jashtë. Grupet e ndjeshme: qëndroni brenda dhe zvogëloni aktivitetet në minimum”.

Sipas këtij udhëzuesi, ndotja e ajrit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë këtu sulmet e astmës, sulmet e zemrës, goditje në tru dhe vdekjen e hershme. Ndërkaq, ndotja me materiet grimcore (pluhur)mund të jetë problem në çdo kohë të vitit, varësisht se ku jetohet.

“Çka është ndotja me Materiet grimcore(pluhur)? Ndotja e ajrit vjen nga burimet e ndryshme: Materiet grimcore PM2.5 vinë nga termocentralet, proceset industriale, nga tymi i veturave, stufat me dru, me thëngjill dhe në ekonomi familjare ku digjet vaji i përdorur dhe mbeturinat (ata që kanë kaldaje për ngrohje qendrore) dhe zjarret. Materiet grimcore PM10 vinë nga veprimet e ndryshme”, tregojnë të dhënat e Ministrisë. Ndërsa, ndotja me materiet grimcore është e ndërlidhur me një numër të problemeve shëndetësore përfshirë kollitjen, gërhimën në mushkëri, zvogëlimin e funksionimit të mushkërive, sulme të astmës, sulme në zemër dhe goditje në tru.

Sipas, Ministrisë, është mirë gjithmonë t’i i kushtohet vëmendje cilësisë së ajrit në vendin ku jetohet :disa persona mund të jenë më të rrezikuar nga ndotja me Materiet grimcore dhe në këtë kategori hynë: Personat me sëmundje kardiovaskulare (sëmundjet e zemrës dhe ato vaskulare); Personat me sëmundje të mushkërive, përfshirë astmën dhe COPD-në (bllokimkronik i mushkërive); Fëmijët dhe të rinjtë; Personat e moshuar; Hulumtimet tregojnë se obeziteti dhe diabeti e rrisin rrezikun; Lehonat ose shtatzënat po ashtu duhet të kenë kujdes në mbrojtjen e shëndetit të foshnjave të tyre.

Lidhur më këtë gjendje të frikshme, Ministria ka dhënë disa këshilla se ‘Si mund të mbroj veten?’.

“Përdorni raportin për cilësinë e ajrit, për të planifikuar aktivitetet jashtë. Në ditët kur cilësia e ajrit është e pashëndetshme ndërmerrni këta hapa të thjeshtë për të zvogëluar ekspozimin: Merruni me aktivitete më të lehta fizike; Zvogëloni aktivitetet e juaja jashtë; Ndryshoni orarin e aktiviteteve; Kaloni më pak kohë afër rrugëve të ngarkuara; Kur nivelet e materieve grimcore janë të larta jashtë, ato janë të larta edhe brenda, përveç në rastet kur ndërtesa ka një sistem të mirë të filtrimit; Mbani Materiet grimcore në nivel të ulët brenda; Eliminoni tymin e duhanit; Mos përdorni për ngrohje thëngjillin, vajrat të përdorura, plastikë dhe mbeturina tjera”, thotë Ministria./Lajmi.net/