Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Rahovecit ndërtojnë treg modern të rrushit në Rahovec

0

Vreshtarët do të kenë tregun e tyre në Rahovec dhe për këtë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit do të nisin investimet këtë vit.

Për këtë të dy institucionet kanë nënshkruar edhe Memorandum Mirëkuptimi me ç’rast hapësira rreth Shtëpisë së Verës apo siç njihet ndryshe edhe KONAKU do të shndërrohet në treg dhe atraksion turistik.

Pikërisht në këtë vend organizohet edhe festivali i vjeljes së rrushit ‘Hardhfest’.

Në kuadër të projektit për ndërtimin e tregut parashihet edhe rregullimi i infrastrukturës për organizimin e festivalit.

Punimet për këtë projekt pritet të nisin së shpejti.

MBPZHR ka ndarë 70 mijë euro ndërkaq Komuna e Rahovecit 10 mijë euro.

Përveç investimeve për ndërtimin e tregut dhe infrastrukturës, parashihet që në të ardhmen të investohet edhe në aspektet të tjera që lidhen me zhvillimin e turizmit rural dhe shfrytëzimin e asaj zonës për afrimin e turistëve të huaj.