Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ministria e Bujqësisë ekzekuton mbi 5 milion euro pagesa për grurë - Bujqesia.eu

Ministria e Bujqësisë ekzekuton mbi 5 milion euro pagesa për grurë

0

image

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka proceduar pagesat për përfituesit nga kategoria e subvencioneve për grurë. Janë mbi 5 milionë e 71 mijë e 597 euro që janë shpërndarë tek 9148 përfitues.

Ndërkohë janë në shqyrtim edhe aplikacionet e 1030 përfituesve të tjerë, pagesat për të cilët do të ekzekutohen në ditët në vazhdim. Në javët në vazhdim MBPZHR-ja në bashkëpunim edhe me AZHB-në do të punojnë në procedimin e pagesave direkte për përfituesit në kultura të tjera bujqësore.

Ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi tha se vendimi i ministrisë që pagesat të kryhen brenda muajit qershor është bërë me qëllim të lehtësimit të punëve të fermerëve, para se të fillojnë korrjet.

“Ne sivjet kemi rritur mbështetjen për grurë, sikur që ka ndodhur edhe për kultura të tjera. Por pjesë e politikave tona është që këtë përkrahje që e meritojnë ta japim në kohën e duhur, pra në këtë rast para fillimit të të korrurave.

Besojmë se ky është një lehtësim edhe më i madh për fermerët dhe tashmë vetëm presim që të kemi rendimente të kënaqshme”, ka thënë ministri Krasniqi. Këtë vit janë rritur subvencionet për grurë. Nga 125 euro sa ishin vitin e kaluar janë rritur në 150 euro.

Këtë vit MBPZHR-ja ka planifikuar 23 milionë euro subvencione për shumë kultura bujqësore, dhe 20 milionë të tjera për grante zhvillimore.