Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ministria e Bujqësisë krijon faqe për këshilla bujqësore - Bujqesia.eu

Ministria e Bujqësisë krijon faqe për këshilla bujqësore

0

Bujqesi_B-690x460

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), është duke e finalizuar faqen për shërbime këshillimore për fermerët vendor. Ndërkohë ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta lëshojë në funksion nga ku fermerët kosovarë mund të informohen dhe edukohen për metodat moderne të kultivimit të produkteve bujqësore.

Por faqja nuk do të fokusohet vetëm në këtë. Ajo parashihet të japë këshilla edhe për shumë çështje të tjera siç janë marketingu në fermë, qasja në treg, panairet, mundësitë për grante dhe subvencione, për dobitë shëndetësore nga konsumimi i prodhimeve bujqësore e po ashtu fermerët dhe çdo kush tjetër do të mund të shtrojë pyetje dhe do të marrë përgjigje nga shërbimi këshillues i MBPZHR-së.

Shkelzen Dragaj, këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi thotë se hapja e kësaj faqe është një nevojë e kohës, duke parë përdorimin e madh të internetit. Ai shprehet se deri më tani kanë vërtetuar se fermerët e përdorin në masë të madhe internetin si formë informimi dhe për këtë kanë nisur realizimin e kësaj faqe. Ai shton se ky projekt është nisur shumë mirë nga fermerët dhe përfaqësuesit e tyre.

“Faqja do të jetë e dizajnuar në atë formë që të jetë sa më e kapshme për fermerin dhe t’i qaset lehtë informatave për çdo sektor. Gjithashtu ajo do të jetë një lloj databazë e shërbimit këshillues, sepse në të do të jenë këshilltarët bujqësor nga secila komunë dhe secili fermerë do të ketë mundësinë e kontaktit direkt me ta”, thotë Dragaj.

Ai thotë se çdo këshillë, çdo informacion do të thjeshtësohet për të qenë sa më i kuptueshëm për cdo nivel të shkollimit të fermerit. Por përtej kësaj, kjo faqe do të nxisë edhe projekte të tjera.

“Natyrisht se hapja e kësaj faqe është model që ne e kemi marrë nga vende të tjera. Përpos kësaj ne do të zgjerojmë metodat e dhënies së këshillave për fermerët. Presim të fillojmë shumë shpejt në të ardhmen me video të shkurta ku edhe vizuelisht dhe më zë ilustrohen metodat e kultivimit të produkteve të ndryshme bujqësore. Pra nëse flasim shembull për shartimin e mollës, atëherë do të ketë ilustrim me video se si duhet të bëhet ai proces”, ka sqaruar Shkelzen Dragaj.

Fillimisht kjo faqe do të lansohet në shqip, por në të ardhmen e afërt do të jetë e aplikueshme edhe në gjuhen angleze dhe serbe. /Telegrafi/