Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mirëmbajtja e tokës së pemishteve pas mbjelljes - Bujqesia.eu

Mirëmbajtja e tokës së pemishteve pas mbjelljes

0

Pemishte

Sipas eksperiencave te arritura deri me tani, siperfaqja e tokes pas mbjelljes se fidanave mbahet ne disa menyra, qe jane: I) Gjithmone e punuar; II) E kultivuar me kultura bashkeshoqeruese; III) E kultivuar me bime livadhore; IV) Lenja e tokes ugar; V) Me punim vetem te kurores, etj.

1-Mbajtja e siperfaqes se tokes gjithmone e punuar, konsiston ne mbajtjen e siperfaqes se tokes gjithmone te punuar/shkrifteruar.

Kjo është metoda me e mire sepse nepermjet kesaj behet e mundur: I) Pengimi e avullimit te ujit nga toka, sepse thyhen kapilaret e siperfaqes se tokesII) Luftimin e barerave te keqia; III) Siguron nje regjim aero-dinamik te shtreses se punueshme te tokes, te sistemit rrenjor, etj. Kjo konsiston ne punimin e pare te tokes ne thellesine 15-20 cm dhe gjate te gjithe periudhes se vegjetacionit shoqerohet me 2-3 frezime te herepashershme.

2-Me kultura bashkeshoqeruese, konsiston ne mbjelljen mes rreshtave me bime te atilla bujqesore te cilat e shfrytezojne siperfaqen e tokes deri ne hyrjen ne prodhim. Por ato duhet te sigurojne disa kushte, qe me kryesoret jane: I) Te mos mbillen me afer se 1 m larg rreshtit te fidanaveII) Vegjetacioni i bimeve bashkeshoqeruese te mos konçidoje me vegjetacionin e fidaneve te mbjellura. Bime me te pershtatshme jane ato dimeroret si: hasellet, terfilet, perimet vjeshtore (laker, qepe, presh, sallate, spinaq, etj,). III) Nese vegjetacioni i tyre perkon me vegjetacionin e pemeve, ato patjetër duhet te jene me rritje te shkurter si fasule, patate, bizele, etj, dhe jo me miser apo bime te tjera qe kane rritje te larta te mases vegjetative. iv) Bimet shoqeruese nuk duhet te preken nga po te njejtit demtues apo semundje, etj.

3 – Me bime livadhore, konsiston ne mbjelljen e tokes me jonxhe, ose barera te tjera nje dhe shumevjeçare si: loljum, terfile, kolza, etj. Mbjellja e ketyre bimeve duhet te shoqerohet me nje sistem rigoroz pleherimi dhe ujitjeje, sepse bime te tilla e shfrytezojne mire token dhe nese nuk merren masa per ujitjen dhe pleherim, pemet e manave mund te vuajne dhe te demtohen rende.

4 – Lenja e tokes ugar, konsiston ne punimin e tokes gjate Vjeshtës dhe lenjen e saj pa u mbjelle me bime te tjera. Kjo mënyrë ka efekt me te mire ne zonat kodrinore dhe te paujiteshme. Sipas perllogaritjeve, kjo mënyrë kufizon humbjet e lageshtires se tokes ne masen 10-15%.

5 – Me punim toke vetem te kurores, etj, mund te perdoret me sukses vetem ne tokat e pjerreta dhe kryesisht ne mbjelljet me vetullore. Kjo konsiston ne punimin e siperfaqes se tokes se vetulles se ngritur per kete qellim, rreth e qark kurores se bimes. Punimi i tokes realizohet zakonisht ne bashkeshoqerim me plehra kimike dhe organike.