Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Miza në ushqim, rrezik për shëndetin - Bujqesia.eu

Miza në ushqim, rrezik për shëndetin

0

Fly In Dinner Table Food

Në një anketë të fundit, disa pjesëmarrës u pyetën: “Nëse do të ishit në restorant, cili nga këta do të ju bënin që ju të mos e vazhdonit ushqimin më nëse do e preknin atë: brejtësit, buburrecat, fluturat, milingonat apo gjarprit?”. 61% prej tyre zgjodhën buburrecat.

Por, shkencëtarët paralajmërojnë se mizat janë në fakt më të këqija për shëndetin tonë se që kemi menduar, pasi që ato kanë dy herë më shumë gjasa që të përhapin baktere në ushqim dhe kudo tjetër.

Mizat hanë nga gjërat më të këqija: mbeturina, gjëra të prishura dhe madje edhe kufoma. Një tjetër fakt për mizat është se ato nuk mund të përtypen, kështu që në mënyrë që të hanë, ato pështyjnë enzimat e tyre në ushqim, e cila më pas shkrihet dhe e lejon atë të hajë, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse kjo është ndoshta diçka e padëgjuar më parë nga ju, është e vërtetë që bakteret dhe viruset ngjiten në trupin e mizave dhe shpërndajnë sëmundje dhe i bëjnë njerëzit të sëmurë.

Mizat vetëm nëse e prekin ushqimin tuaj për një sekondë me këmbët e tyre apo krahët e vogël do të përhapin të gjitha bakteret – që i kanë marrë nga ushqimet e këqija që i kanë ngrënë – në ushqimin tuaj.

Dhe përderisa mizat mund të transferojnë sëmundje të ndryshme serioze si kolera, dizenteria dhe tifoja, është më se e dobishme që të mos i hani ushqimet që i kanë prekur mizat.